Milani është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi ka mposhtur Interin me rezultatin 1-0.
Edhe këtë herë “Derby della Madonnina” nuk ka përfunduar pa polemika pasi Interit fillimisht iu anulua një gol i dyshimtë, ndërsa disa minuta më vonë zikaltrit pretenduan edhe për një penallti pas prekjes me dorë brenda zonës nga Bonucci.
Në kohën shtesë shënoi Patrick Cutrone në golin e vetëm të takimit që kualifikoi në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Në galerinë më poshtë kemi publikuar fotot më të bukura të ndeshjes.