Ish-zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Arian Daci, ndërroi jetë tragjikisht disa muaj më parë në Brezovicë të Kosovës, si pasojë e një orteku bore.
Vdekja e papritur e tij e tronditi Kosovën, e në veçanti miqtë e tij të ngushtë. Daci dhe shokët e tij kishin planifikuar edhe të shkonin bashkë në qytetin italian të Milanos, për ta ndjekur nga stadiumi ‘San Siro’ derbin lokal, AC Milan – Internazionale.
Ish-zëvendësministri i ndjerë ishte tifoz i Milanit, dhe kishte blerë biletë për ta mbështetur nga tribuna klubin e tij të zemrës.
Miqtë e tij të ngushtë i kanë shkuar deri në fund planit, dhe kanë zënë vendet e tyre në stadiumin milanez.
Ata janë kujdesur që gjithsesi ta kujtojnë Arianin – me një parullë gjigande, të cilën e kanë shpalosur teksa ndeshja e futbollit po zhvillohej.
‘O shoku jonë t’i me neve n’zemër gjithmonë’, është shkruar në parullën e vendosur në San Siro dhe dedikuar për Arian Dacin nga shokët e tij.