• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputetja e PD, pyet Ahmetajn: A po mbyllen bizneset në Shqipëri?
Home
Shqipëri

Deputetja e PD, pyet Ahmetajn: A po mbyllen bizneset në Shqipëri?

10 February, 2018 luljetaautor Politikë, Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë një pyetje ministrit të Financave dhe Ekonomisë, nëse po mbyllet bizneset shqiptare apo jo.

Tabaku shkruan se ministri i ekonomisë ka marrë për bazë të dhënë ta gabuara për të dhënë shifrat e bizneseve në Shqipëri.

“Nuk është e re që bizneset sot paguajnë më shumë taksa pothuajse sa 60% e xhiros, që sot paguajnë fatura më të larta energjie elektrike e që nga Prilli bizneset e vogla do të kenë dhe TVSH prej 20% që do të vendosë në kushte mbijetese pjesën më vitale të ekonomisë shqiptare”, shkruan Jorida Tabaku.

Postimi i plotë

Ministri Ahmetaj sot iu përgjigj kryetarit të opozitës për shifrën e bizneseve që nuk paguajnë më taksa, pra janë të mbyllura, duke këmbëngulur që sot ka më shumë biznese të hapura se një vit më parë. Ironikisht, ministri mbështetej jo tek Drejtoria e Tatimeve prej nga ku buron shifra e 1747 bizneseve të mbyllura por nxjerr një shifër nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Arsyeja e shmangies është e thjeshtë; sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi një biznesi për t’u çregjistruar përfundimisht i duhet më shumë se një vit punë intensive. Për rrjedhojë shifra e paraqitur në QKR ka disa “mangësi” të karakterit procedural, të cilat ministri i përdor për të fshehur të vërtetën.

Nuk është e re që bizneset sot paguajnë më shumë taksa pothuajse sa 60% e xhiros, që sot paguajnë fatura më të larta energjie elektrike e që nga Prilli bizneset e vogla do të kenë dhe TVSH prej 20% që do të vendosë në kushte mbijetese pjesën më vitale të ekonomisë shqiptare.

Nuk është habi që ministri Ahmetaj të gënjejë si në media ashtu edhe në komisione. U bënë mbi katër vite që shqiptarëve u ofrohen shifra të rreme mbi rritjen ekonomike, borxhin publik apo vlerën e PPP-ve. Fatkeqësisht disa njerëz as nuk skuqen dhe as turpërohen kur manipulojnë të vërtetën, por realiteti është ndryshe. Atë e tregojnë bizneset që cdo ditë mbyllen.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Bayern kalon në avantazh ndaj Schalkes, ja autori i golit
Previous article Kamza befason Kukësin! Ja rezultati i ndeshjes

luljetaautor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT