• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEPUTETIT TË PS I DALIN PËRGJIMET ME SHULLAZIN/ Alibeaj: Anëtar i bandës, ja dy telefonatat
Home
Shqipëri

DEPUTETIT TË PS I DALIN PËRGJIMET ME SHULLAZIN/ Alibeaj: Anëtar i bandës, ja dy telefonatat

17 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i PD, Enkeled Alibeja me anë të një deklarate ka akuzuar qeverinë për lidhjen me krimin e organizuar.

Jurgis Çyrbja është simboli sesi kryeministri vazhdon qeverisjen me krimin e organizuar. Deputeti Çyrbja është antëar i bandës së Emiljano Shullazit. Ndryshe nga ai, Jurgis Çyrbja është në parlament dhe jo në burg. Ai ka biseduar dy herë në celularë me krahun e djathtë të Shullazit, Gilmano Dani për çështjen “Voglla”.

Në telefonatën e parë, në atë kohë ishte Drejtor i Hipotekës së Durrësit dhe e informon për veprimet e prokurorisë.
– E kemi keq punën, kanë lidhje me detyren time.

E ndërsa në të dytën i ka kerkuar takim atij sapo doli nga prokuroria.

Deklarata e plotë:

Çdo ditë që kalon po provon se Edi Rama e qeveris vendin si drejtues i një organizate kriminale, se ligji i dekriminalizimit është një copë letër që nuk zbatohet dhe se vrasësit, përdhunuesit, trafikantët e drogës në parlament i ka zëvendësuar me shërbëtorët e tyre në zyrat e shtetit.

Jurgis Çyrbja, deputet i Edi Ramës në Shijak, është simbol sesi kryeministri i vendit vazhdon bashkëqeverisjen me krimin e organizuar.

Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit.

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja.

Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon Gilmano Danin për veprimet e prokurorisë.

Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrimit të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.”- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim.

Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.

Disa muaj më pas, Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore jo vetëm që dëshmoi në favor të Emiljano Shullazit, por ai ka gënjyer drejtësinë, duke pohuar se të vetmin kontakt me Gilmano Danin e ka patur gjatë kohës së rregjistrimit të pronës.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim ish drejtorin e hipotekës së Durrësit, Jurgis Cyrbja, si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, por, në vend që të ishte në burg bashkë me bosin e tij, Edi Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje bandën, duke e bërë Jurgis Çyrbjen deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Sot, kamikazet e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës dhe përsë Jurgis Çyrbja nuk është në burg, njësoj si Emiljano Shullazi.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën per arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. ​

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Për Zylot e Tiranës, që i kanë sytë nga Beogradi dhe Moska
Previous article E RRALLË/ 31-vjeçarja nga Kukësi me 8 FËMIJË, që ecën kundër trendit: Du të bëj dhe dy të tjerë, s’ka si fëmijët

k.autor

Postime të ngjashme

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së Politikë

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT