Vazhdon debati për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i përfshirë në trafik droge, i cili aktualisht është ekstraduar në Itali.
Në emisionin “Opinion”, në panelin e të ftuarve është edhe deputeti socialist i Vlorës, Fate Velaj, i cili u kërkoi llogari demokratëve se përse nuk e kryen ekstradimin e Xhafaj në vitin 2012-2013, kur kanë qenë pikërisht këta të fundit në pushtet.
“E di kush ka qenë ministër i Brendshëm apo jo? Atëherë ka qenë edhe Lulzim Basha, ka qenë e tjetri e tjetri, mos i zej me gojë. E kanë ditur, sepse e keni thënë shpeshherë që në 2002. Pse nuk i bëtë një telefon, ministrave të brendshëm të atyre, që pa mi sillni këtu, dosjet. E kishit filluar ju vetingun, mos e kishim filluar ne.”- u shpreh Velaj.