• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputeti i PD akuza të forta Ramës: Trego të vërtetën për drogën në Maminas dhe takimin me Tahirin
Home
Shqipëri

Deputeti i PD akuza të forta Ramës: Trego të vërtetën për drogën në Maminas dhe takimin me Tahirin

11 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, pas akuzave që ai ka bërë në adresë të kësaj force politike. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat thotë se përmes këtyre akuzave, kreu i qeverisë kërkon të fshehë dy të vërteta.

Ai i kërkon kryeministrit Rama që të tregojë të vërtetën për rastin e drogës së kapur në Maminas, dhe personat e përfshirë në trafik. Dhe nga ana tjetër të tregojë për takimin me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dy ditë më parë, në një spital në Tiranë.

“Akuzat qesharake nuk mund ta ndihmojnë Ramën të fshehë dy të vërteta të madha, së pari sepse po ndihmon Tahirin të shpëtojë nga burgu, dhe së dyti të vërtetën tjetër se i vëllai i tij është një nga peshqit e mëdhenj të kokainë në Durrës. Ai duhet të tregojë se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane. Cili është roli i Olsit në ngarkesën e 613 kg kokainë e pastër. Rama hesht dhe nuk tregon pse është takuar fshehurazi me Tahirin mbasditen e së premtes në një nga spitalet e Tiranës. Është detyrimi i tij, të tregojë pse është takuar me Tahirin, duke mos e mbajtur peng integrimin e vendit.

Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Ramës me rusë, spiunazh, dhe destabiliteti, por është biznesi i tij familjet me kartelet e kokainës, është mbrojtja e Tahirit, dhe mbjellja e vendit me kanabis”, u shpreh deputeti Alibeaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: Juventus – Udinese
Previous article Duartrokitjet e fundit për Astorin, zëvendësuesi e nderon me gol

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT