• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DEPUTETI MË I RI I LSI-s”/ Ylli Shehu fshehu dënimin, ja vendimi i gjykatës së Korçës
Home
Politikë

“DEPUTETI MË I RI I LSI-s”/ Ylli Shehu fshehu dënimin, ja vendimi i gjykatës së Korçës

15 March, 2019 F.autor Politikë

Ylli Shehu, deputeti i ri nga listat e LSI-së, i cili u betua në Kuvend më 4 mars, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit depozituar në KQZ, një denim për kontrabantë, fallsifikimit të dokumenteve dhe të fallsifikimit të vulave, stampave ose formularëve. Vendimi për dënimin e tij mban datën 18 Nëntor 2008, dhe është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

“Neës 24” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Korçës, që e gjen fajtor Shehun, i cili si dënim duhet të paguante 600 mijë lekë të rinj, për të tre vepra penale. Në vendim thuhet se Shehu kishte futur në Shqipëri në muajt tetor-nëntor 2003, një automjet BMË X5, pa paguar detyrimin e saktë doganor dhe kishte dashur ta targonte duke paraqitur në Degën e Koganës Korçë dokumenta të rreme zhdoganimi. Gjykata vleresoi se nëpërmjet këtij veprimi, Ylli Shehu kishte mundur të shmagej nga detyrimi doganor në shumën 1.110.109 lekë, duke paguar vetëm 154.421 lekë.

Gjykata e Korçës, parashtron se dokumentet e parqitura kishin bërë të mundur që Ylli Shehu të merrte deklaratën doganore dhe më pas këtë deklaratë ta ndryshonte në përmbajtje, në vula, shkrime e nënshkrime të Doganës Korçë. Më pas, këtë deklaratë së bashku me dokumentet e tjera të mjetit BMW X5, i kishte dorëzuar në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë, ku kishte bërë edhe targimin. Pas këtyre veprimeve, Shehu kishte shitur mjetin në 11 shkurt 2004.

Sipas dokumenteve, avokati mbrojtës Robert Hysa, gjatë procesit kishte pohuar se i pandehuri Ylli Shehu i pranonte akuzat dhe se ndihej i penduar. Madje kishte kërkuar edhe masa lehtësuese për arsye se i mbrojturi prej tij ishte pa precedent penal, në kushte të vështira ekonomike e familjare.

Në fund të gjykimit Gjykata kishte vendosur dënimin me 200 mijë lekë të rinj për secilën vepër penale ndaj Ylli Shehut.

Ky dënim i nëntorit 2008 është fshehur në deklaratën e dekriminalizimit, detyrim ligjor për çdo zyrtar të lartë të zgjedhur.

Në formular, Ylli Shehu ka përmendur vetëm dënimin e marrë në 20 mars 2007, nga Gjykata e Tiranës, po për kontrabandë dhe ku dënohej me gjobë në 200 mijë lekë të rinj. Por edhe këtë vendim, menjëherë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin në Kuvend në vitin 2015, Shehu e kishte fshehur. Por që bëri plotësimet e nevojshme pak më vonë, e për pasojë nuk u mor asnjë vendim për ndërprerjen e mandatit.

Megjithatë mandatin e deputetit e mori dhe sot është anëtar i kuvendit të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MUND TË ZGJASI..."/ Të gjitha gjërat që duhet të dini për rënien e flokëve pas shtatzënisë
Previous article NJË LAJM I MIRË PËR GJUMASHËT/ Ja si digjni kalori kur jeni duke ëndërruar

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT