• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputeti i PS: Sali, Lulzim, Monikë… Zoti ju dhashtë takat çdo të enjte, se na shtoni votat
Home
Shqipëri

Deputeti i PS: Sali, Lulzim, Monikë… Zoti ju dhashtë takat çdo të enjte, se na shtoni votat

12 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti socialist Ulsi Manja ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme plenare. Deputetët e opozitës kanë hedhur miell, vezë, dhe letra në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u hodhi ujë.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Manja thotë se “populli i ka lënë shëndenë me kohë kësaj opozite pa kokë e pa bisht”.

POSTIMI I PLOTE
Sot, pikërisht sot më shumë se kurrë, ata na detyruan të injorojmë edhe shprehjen fetare të trashëguar ndër breza, për të qenë të njerëzishëm e për të mos qortuar këdo që vepron në padije, me lutjen “Zot i Madh fali se nuk dinë se çfarë bëjnë” …

Ata nuk e meritojnë as faljen e Zotit, lër më mbështetjen dhe hallallin e Popullit; në emër të të cilit flasin gojëndyrë, intrigantë, matrapazë e shkatërrimtarë që kanë zënë vendin kryesor thuajse në çdo tragjedi nga e cila ka lënguar ky vend!

Është si drita e diellit fakti që populli i ka lënë shëndenë me kohë kësaj opozite pa kokë e pa bisht !

Lulzimin, Monikën apo Saliun Digjital, 75-vjeçarin që refuzon të dalë nga kaluara e tij komuniste, shkatërrimtare, po i braktisin dita ditës edhe ata pak mbështetës që dikur kanë besuar se mund të ketë të djathtë në Shqipëri; mbrojtëse të vlerave më të mira shoqërore e flamiljare!

Sali, Lulzim, Monikë…
Zoti i Madh ju dhashtë takat dhe veproni çdo ditë të enjte siç bëtë sot; jo për gjë, po kësisoji shtoni hambarin e votave për Partinë Socialiste dhe shumëzoni me sa e sa fish ditët e Edi Ramës si Kryeministër!
(kuptohet, jo me shumëzimin e Lulit)

Edhe një gjë;
Sa për “dashninë e madhe” që përbetoheni se keni për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, pashi Zotin (nëse keni) mos na ngatërroni zorrët e barkut!

Ju nuk doni integrim, se nuk doni përparim, se nuk doni zhvillim, se njihni vetëm gjuhën e dhunës, shisheve të benzinës, hunjve, flakëve të zjarrit dhe risive ndoshta të sjella nga rioshët e PD: miellin e fshehur brekëve!

Turp e Faqja e Zeze e Vajmedet për Ju e ata që ende u besojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas SUKSESIT të Arilenës, Tuna ka nja dy fjalë për ti thënë: Kjo është... (FOTO)
Previous article Marcelo: Nuk u eliminuam, sepse nuk jemi Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT