• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputeti i PD paralajmëron Spiropalin: Për ty ka një dokument nga Italia, por s’po e nxjerr sot
Home
Shqipëri

Deputeti i PD paralajmëron Spiropalin: Për ty ka një dokument nga Italia, por s’po e nxjerr sot

25 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti demokrat Ervin Salianji, tha sot në Komisionin për “Çështjet Sociale” se Edi Lika, pronar i firmës që transportonte makina ku një ditë më parë u kap një sasi e konsiderueshme parash, punon për llogari të socialistëve.

“Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton”, tha deputeti demokrat duke treguar disa dokumente, për të cilat tha se janë dokumente gjykate që provojnë se Lika duhet të ishte në burg për dhunë në familje, por ndiqej penalisht në gjendje të lirë.

Salianji paralajmëroi deputeten socialiste Spiropali, njëkohësisht drejtuese e këtij komisioni, se për të “do të dalë shumë shpejt një dokument”.

Debati në komision, ku lajtmotiv ishte projektligji i ri për dhunën në familje, u zhvillua kryesisht mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali.

  • DEBATI

Salianji: S’më provokoni dot!

Spiropali: S’kemi ardhur për sherre, nuk ka sherr të jesh i qartë.

Salianji: Për ju kam një dokument nga Italia, por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë kam një dokument, por e nxjerr ditë tjetër. E kam një dokument për ju. Ky vendimi këtu dënon një person me gjashtë muaj burg. Ja ku është ligji, ja ku është botimi i ligjit, ja ku është vendimi i gjykatës: Në emër të Republikës, i pandehuri është Edi Lika. Nëse nuk iu thotë gjë kush është Edi Lika, është personi që kapet me 4.5 apo 1.5 apo 5 milionë euro dje në Tojota Jaris në portin e Durrësit. Urdhëroni! Është vendim gjykate që dënon. Ky zotëria, që është dënuar nuk e vuan dënimin. E dini pse? Sepse ky zotësia bashkë me çunin e vet që është ky i shoqëruar Klevi Cani, thotë policia është me ne. Shikojeni pak në Facebook. Policia është me këta. Ne bëjmë sikur prodhojmë ligje, ai dënohet në gjykata, vete kapet edhe me 5 milion euro se ka lidhje me strukturat e shtetit dhe policisë dhe drejtuesve tuaj të ministrisë. Shikojeni pak, policia e ka kapur vetëm për një arsye, që të mos shkojë hetimi deri në fund dhe të mos zbulohet kreu i grupit të strukturuar kriminal.

Spiropali: Shko në prokurori nëse ke informacion, çfarë dosjesh ke ti? Kush je ti që ke dosje?

Salianji: Mos e teproni…

Ndërhyn deputeti Bardh Spahia.

Spiropali: Dil përjashta!

Spahia: Lëri kolegët të flasin.

Salianji: Ja kush është personi i kapur me Toyota Yaris i dënuar për dhunën në familje (tregon dokumentet).

Spiropali: Jeni zhurma më e madhe në këtë sallë.

Salianji: Rregullo drejtimin. Mos u drejto ne personale. Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma s’di të ndalet, bashkë me Pastore-n vjen edhe një talent
Previous article Basha pas NUMËRIMIT të eurove: Shuma i përket një prej bandave më të rrezikshme të Elbasanit

g.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT