Pas reagimit të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, lidhur me akuzat që deputeti demokrat, Luçiano Boçi i bëri një ditë më parë, ku shprehej se në testin e maturës, në letërsi, nxënësit kishin kopjuar, ky i fundit ka reaguar sërish.
Nikolla u shpreh se këto ishin akuza të pabaza dhe se prindërit mund ta verifikonin farë thjeshtë , duke pyetur fëmijët, Boçi shkruan se “harron Ministrja që vetëm thjesht fotografimi i testit bosh tregon qartë që ka dalë sapo është shpërndarë”.
Reagimi i Luçiano Boçit:
MINISTRJA DHE TRENI
Si gjithmonë ministres sonë të Arsimit “i ikën treni”… i dijes e arsyes.
Na paska dhënë përgjigje “flakë për flakë” me demek, pas një dite e gjysëm, për faktet e daljes së tezës dhe të mënyrës skandaloze të zhvillimit të maturës!!?
Harron Ministrja që vetëm thjesht fotografimi i testit bosh tregon qartë që ka dalë sapo është shpërndarë.
Aq më tepër sikur telefoni nuk lejohet nga askush zonja Ministre!?
As nga mësuesit e as nga nxënësit.
Apo u fotografua me teleskop testi?!!!
Mqs do orën kur ma kanë sjellë foton, shihe mirë se është e stampuar brenda orarit të provimit.
Fotot e tjera i kanë shpërndarë vetë nxënësit për të vënë në lojë fjalët që shkruan ti sot.
Mos u kreno me trafik testi zonja Ministre e ….Arsimit!


