Deputeti i partisë Die Linke në Gjermani, Jorn Wonderlich, ka vlerësuar faktin që është miratuar reforma në drejtësi në Shqipëri, por bën thirrje për ngritjen e një strukture që do të monitoroje dhe parandalojë korrupsionin në radhët e policisë. Këto deklarata vinë në një periudh paksa të tensionuar politike në vend, ku edhe ndërkombëtarët kanë zërin e tyre në opinonin publik.
“Unë mendoj se përmes reformës në drejtësi dhe vetingut të anëtarëve të sistemit të drejtësisë është bërë një hap mjaft i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe trafikimit të drogës. Një mënyrë e mirë në këtë linjë, do të ishte krijimi i korpuseve ose drejtorive përkatëse dhe të veçanta antikorrupsion si në forcat e policisë ashtu edhe në sistemin e drejtësisë. Dhe te jenë prokurorë të cilët, të jenë të çliruar dhe pavarur nga ndikime të këtyre problematikave, në mënyrë që ky problem të zgjidhet në mënyrën më efektive të mundshme”,deklaroi Wonderlich për Scan.
/AlpeNews.al/


