• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputeti gjerman: Deri në qershor duhet të keni “hequr qafe” të gjithë gjyqtarët, që të merrni statusin. 5 janë shumë pak
Home
Shqipëri

Deputeti gjerman: Deri në qershor duhet të keni “hequr qafe” të gjithë gjyqtarët, që të merrni statusin. 5 janë shumë pak

30 April, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Reporteri i grupit të CDU për Shqipërinë në parlamentin gjerman, Thorsten Frei jep arsyet pse negociatat e Shqipërisë me BE nuk duhet të hapen, pa plotësuar më parë kushtet.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti i Merkel deklaron se negociatat duhet të hapen kur të kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit.

“Edhe pse shumë ligje janë miratuar, zbatimi i tyre është ende në fazën fillestare. Pjesë e procesit të vetingut, vetëm 5 prej tyre janë kontrolluar deri tani. Besoj se të paktën të gjithë gjyqtarët e gjykatave të larta dhe të Apeli, apo organet e mbikëqyrjes duhet të kalojnë vettingun para konferencës së parë për anëtarësimin”, tha deputeti.

Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se mazhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit.

“Për këtë çështje mbeta i pakënaqur me zotin Rama. Ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga policia italiane. Meqë shumica e parlamentit nuk ishte dakord me heqjen e imunitetit për Tahirin, hetimet e plota për këtë çështje janë ndaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit kundër politikanëve aplikohen me më pak përpikëri. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë”, u shpreh deputeti i CDU.

Deputeti i Merkel foli edhe për takimin me kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se kishte rezerva, por kërkoi hapjen e negociatave.

“Basha ka përshkruar situatën në Shqipëri sipas këndvështrimit të tij, por kërkoi hapjen e negociatave për anëtarësim, megjithatë unë i identifikova problemet që ka sot vendi juaj. Ia bëra të qartë se nga 5 pikat kyçe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka ende shumë pika të hapura”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E TAKIMIT/ Meta pret Patriarkun e Moskës, çfarë u bisedua mes tyre
Previous article Mesfushori Emre Can arrin marrëveshje me klubi e madh italian

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT