• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEPUTETËT ME “DY KARTA” NË KUVEND/ Kush janë parlamentarët që VOTUAN fshehurazi edhe për kolegët
Home
Shqipëri

DEPUTETËT ME “DY KARTA” NË KUVEND/ Kush janë parlamentarët që VOTUAN fshehurazi edhe për kolegët

10 July, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Rasti flagrant i seancës së të enjtes ku deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti votoi në emër të një deputeti tjetër (përkatësisht në emër të ish-kolegut të tij nga radhët e LSI, Robert Bitri).

Lajmi për Deputetin e LSI (1)

Panariti votoi me kartën e tij, dhe të Bitrit, por në sistem kjo votë ka dalë e saktë duke u përllogaritur si votë e mirëqenë.

Çështja e votimit të Bitrit u bë shkak për të mbledhur Sekretariatin e Kuvend, diten e djeshme ku në një diskutim për rreth dy orë me dyer të mbyllura u vendos se votimi ka qenë i saktë, dhe se kërkesa e Opozitës (PD dhe LSI) për të quajtur të pavlefshëm votimin e projektligjit për “Shembjen e Godinës ekzistuese të Teatrit” nuk u pranua.

PAMJET NGA NDËRRIMI I KARTËS SË BITRIT

Deputeti Robert Bitri ushtron mandatin ne vendvotimin e tij…

Këtu mbyllet edhe pretendimi i bojkotit të sotëm të opozitës sonë. Mjerë Lulzimi Monës, kë të qaj më parë…

Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Montag, 9. Juli 2018

 

Debatet mes krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe LSI vijoi duke nxjerrë pamjet e plota ku duket deputeti Panariti i cili ndryshon kartën e votimit në një mënyrë më tepër se të dukshme për kamerat e Kuvendit.

Por sa raste ka në të vërtetë që kanë ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku një deputet ka votuar në emër të deputetit tjetër?

Në bazë të ndryshimeve në Rregulloren e ri-miratuar dhe të ndryshuar, në krye të këtij viti shënohet se:

Në vitin 2015 u përfol për heqjen e mandatit të deputetit socialist asokohe, Koço Kokëdhima. Opozita (PD) kërkoi në Komisionin e Mandateve pranë Kuvendit që deputetit socialist t’i hiqej mandati, dhe kështu të mos kishte më këtë status.

Mediat në atë kohë publikuan disa lajme të cilat shpjegonin se pas heqjes së mandatit, Kokëdhima gëzonte akoma kartën e deputetit të cilin mund ta përdorte për të votuar në Kuvend, por në të njejtën kohë ishte vetë ish-socialisti i cili deklaroi se nuk kishte asnjë dokument identifikimi lidhur me ish-statusin e tij të deputetit.

Momenti i ndërrimit të kartës së votimit nga deputeti i AAK-së Bekë Berisha

Ndoshta rasti më i “rëndë” për manipulimin e votimit mbetet ai i deputetit shqiptar në Kuvendin e Kosovës Bekë Berisha i cili mori kartën e votimit e kolegut të tij Muharrem Nitaj. Votimin, Berisha e kreu për të shtyrë seancën për ratifikimin e “Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi”.

Momenti i ndërrimit të kartës së votimit nga deputeti i LSI Edmond Panariti

E ndërsa debati i ngritur për votimin “dyfish” të Panaritit edhe në emër të Bitrit është akoma duke “gëluar” në politikë, Sekretariati i Kuvendit e ka bërë të qartë se votimi ka qenë i rregulltë dhe se autoritetet e brendshme nuk do të marrin për bazë kërkesën e Opozitës për të rikthyer edhe njëherë votimin e projektligjit të “Teatrit” në Kuvend.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Enca do të DOBËSOHET?! Me këtë veprim që ka bërë na bëri të besojmë se ajo... (FOTO)
Previous article Kartoni i Xherdan Shaqirit/ "Luftë" e ashpër midis gjigandëve të Premier Ligës

g.autor

Postime të ngjashme

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet Aktualitet

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT