• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DEPUTETËT E PD KANË TË AFËRM NË BURG”/ Basha injoron Ballën: Nuk më bëhen vonë, nëse ka…
Home
Shqipëri

“DEPUTETËT E PD KANË TË AFËRM NË BURG”/ Basha injoron Ballën: Nuk më bëhen vonë, nëse ka…

18 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, përballë analistëve dhe gazetarëve, Lorenc Vangjeli, Robert Rakipllari, Ervis Iliazaj dhe Andi Bejtja, kreu i opozitës, Lulizm Basha i është përgjigjur pyetjes nëse do të futen në zgjedhje me në krye të qeverisë Edi Ramën.

Basha tha se PD po përgatitet për t’u futur në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, ndërsa shtoi se ata duna të vijnë si një alternativë dhe të fitojnë besimin e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të pastra.

Ai përjashtoi kategorikisht një marrëveshje të dytë me Edi Ramën, ndërsa tha se vendi është në rrezik për një konfrontim civil.

***

Një natë më parë, Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, i ftuar në “Opinion”, i dha një dosje Blendi Fevziut brenda së cilës ishin disa foto të Lulzim Bashës me persona që sipas Ballës kanë lidhe me krimin ose janë të proceduar.

Ndërkohë, sonte Fevziu i është drejtuar të Lulzim Bashës, duke i thënë se çfarë tregojnë ato foto si dhe i kërkon përgjigje për deklaratën e Ballës, kur tha se ka tre deputetët të PD, të cilët kanë të afër, madje edhe vëllanë, të shpallur në kërkim, ndërsa njeri prej tyre vuan dënimin në një shtet të BE.

ok-4-770x433

Basha është shprehur se për akuzat për të afërmit e deputetëve të opozitës, nuk ka informacion, dhe i ka bërë thirrje Ballës që nëse ka fate dhe prova, si dhe emrat e deputetëve, t’i bëjë publike.

Ndërkaq, sa u takon fotove ai tha se fotot mund të bëhen nga kushdo, pasi ndodh që edhe nëse del në rrugë, dikush i panjohur mund të vij dhe të kërkojë foto me të personat që janë publikë.

“Mos prit të bëj ciceronin për fotot që sjell ai këtu. Edhe po të dalim në rrugë, shanset janë që të takojmë njerëz që nuk i njohim dhe kërkojnë një foto, por nuk mund të krahasohet me përgjimet zyrtare të prokurorisë, apo me lëvizjet jashtë vendit me kriminelë të kapura nga TIMS, 57 here me kriminelin.

Unë nuk ka dijeni për deputet të PD, por nëse ka emra le t’i bëjë publike edhe faktet, as më bëhet vonë çfarë ka thënë Balla, që nuk paska kulturë për të përmendur emrat e deputetëve që akuzon.

Rama ka kulturën e marrjes me kriminelë… Se kush është Taulanti nga Librazhdi? Ai ka zëvendësuar Tahirin, dhe mirëmbajtjen e kontakteve me kriminelët e mban Balla tani”, u shpreh Basha. 

***

A do hyni në zgjedhje?

Basha: PD po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Qëllimi ynë është të imponojmë një zgjidhje politike vendit. Qëllimi ynë është që  të marrim besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin. Kemi paraqitur një platformë, por Rama nuk e do, sepse e di që me vetingun e politikanëve, ai humbet të drejtën për të qenë në politikë, dhe jo vetëm qeverinë.

Kur ju thoni se në 17 maj bëtë marrëveshje me Edi Ramën sepse ishit të detyruar për të shmangur konfrontimin civil, po sot a mendoni ka rrezik për një konfrontim civil?

Basha: Padyshim, madje po shkon më keq se një vit më parë…

babab

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Barcelonën dhe Neymarin i ndan vetëm...gjyqi
Previous article AKUZAT PËR KORRUPSION/ Pas denoncimit nga emisioni investigativ, shkarkohen tre inspektorët

k.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT