• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEPËRTIMI I 6 GYLENISTËVE/ Ramush Haradinaj përpara Komisionit Hetimor: Jam njoftuar nga një diplomat
Home
Rajon

DEPËRTIMI I 6 GYLENISTËVE/ Ramush Haradinaj përpara Komisionit Hetimor: Jam njoftuar nga një diplomat

30 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka raportuar këtë të premte në Komisionin Hetimor parlamentar, lidhur me deportimin e gjashtë gylenistëve turq në mars të këtij viti.

Sikurse ishte njoftuar, seanca e komisionit nisi në orën 11: 00. Haradinaj fillimisht ka kërkuar ndjesë për mosparaqitjen në thirrjen paraprake të komisionit. Më pas, përmes një materiali që paraqiti, Haradinaj pasqyroi të tërë kronologjinë e datës 29 mars, kur u dëbuan nga Kosova 6 gylenistët. Haradinaj deklaroi se nga 11:15 deri në 12:26 është mbajtur mbledhja e Kryesisë dhe sipas tij ka qenë pikërisht ai momenti kur është njoftuar nga një zyrtar diplomat, përmes një telefonate, për cështjen në fjalë.

Kryeministri kosovar u shpreh më tej se më 29 mars i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së Driton Gashi, për ta njoftuar për arsyen e deportimit dhe vendndodhjen e gylenistëve. Ai pohoi se pikërisht për shkak të mungesës së këtyre informacioneve nga ana e tyre, mori vendimin për t’i shkarkuar nga detyra.

Ka qenë obligim i ministrit Sefaj dhe drejtorit të AKI-së që të më njoftojnë paraprakisht për aksionin, e kanë pasur përgjegjësi. Vendimi për shkarkimin e të dyve është vendim i diskresionit të atij që ia ka dhënë besimi, që e jep kryeministri. Njëkohësisht edhe për emërimin e drejtorit të AKI-së, gjysmën e vendimmarrjes e merr kryeministri. E duke pasur parasysh se ata duhej të raportonin te kryeministri, e kam shfrytëzuar të drejtën time duke i shkarkuar.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Haradinaj shtoi se për shkarkimin e Sefajt dhe drejtorit të AKI-së ka patur edhe përkrahjen e presidentit Hashim Thaçi.Ky i fundit ishte gjithashtu i thirrur për të dëshmuar për dëbimin e gylenistëve nga Kosova, por sipas mediave kosovare, Thaci nuk ka qenë i pranishëm.

Gjashtë gylenistët nga Kosova u dërguan më 29 mars në Turqi përmes një operacioni të MIT-it me Agjencinë Inteligjente të Kosovës. Konkretisht bëhet fjalë për Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Të përmendurit  konsiderohen si pjesëtarë të organizatës “FETO” të imamit Fetullah Gulen, i cili akuzohet nga presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan se është organizator i grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Marrosi me tripletë mbarë Europën, “ylli” SHQIPTAR fut në “sherr” 2 SUPER KLUBE
Previous article “Tridentët” më të frikshëm të Europës/ Kryeson MCN, ka befasi në vendin e dytë (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT