• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin/ Masa për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit
Home
Sociale

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin/ Masa për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit

4 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në zbatim të Plan Veprimit ndërinstitucional “Për Parandalimin e Fenomenit të Azilkërkimit të Shtetasve Shqiptarë në vendet e Schengen/BE”, ka vijuar zbatimin me rigorozitet të masave shtesë për këtë qëllim.

Masat kanë konsistuar në sensibilizimin  dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve  për pasojat e qëndrimet përtej afateve dhe azilkërkimin e pabazë, në rritjen e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit sidomos me vendet të prekura nga azilkërkimi abuziv i shtetasve shqiptar,  në rritjen e kontrollit për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për lëvizjen në hapsirën  Schengen,  si dhe  në evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, qoftë në adresë të agjensive apo personave që merren me prodhimin e dokumentave të falsifikuara me qëllim azilkërkimin , ashtu edhe në drejtim të kalimt të paligjshëm të kufirit.

Në drejtim të  kontrollit të shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin shtetëror – plotësimin e  kushteve për udhëtim drejt vendeve të BE-së/Schengen, për periudhën 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit Kufitar  3307 shtetas, nga këta 246 minorenë.

Nga  Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe  me vendet e destinacionit    për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156  operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX.

Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt  2018  janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetërorë.

Është intensifikuar mbikqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit.

Gjatë periudhës 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëmendje  i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve”  në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.

Edhe në ditët në vijim Policia Kufitare do vijojë të zbatojë me përpikmëri masat shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Kush ishte kapiteni Davide Astori që humbi jetën nga një atak kardiak; Familja dhe karriera
Previous article Mijëra biznese po mbyllen, Konfindustria kërkon shtyrjen e zbatimit të TVSH-së

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT