• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT: Kemi prova të forta, Adriatik Llalla është i korruptuar
Home
Intervista

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT: Kemi prova të forta, Adriatik Llalla është i korruptuar

24 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Intervista

Në përgjigje të interesimit të Klan Plus, Departamenti Amerikan i Shtetit, deklaron se edhe të tjerë zyrtarë e politikanë të lartë shqiptarë janë shpallur të padëshirueshem nga sekretari i shtetit. Për ish prokurorin e përgjithshëm Departamenti i Shtetit thekson se ka prova të forta që tregojnë përfshirjen e tij në korrupsioin.

Gazetarja Elona Gjylmi pyeti në zyrën e zëdhënëses së DASH dhe mori përgjigjet e mëposhtme:

A ka shumë zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë shqiptarë që rrezikojnë t’u bllokohet hyrja si (z.) Adriatik Llalla?

“Kur Sekretari merr informacione të besueshme se një zyrtar ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm dhe / ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, atij ose asaj i kërkohet të caktojë atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.”

A ishte konflikti midis zotit Llalla dhe ambasadorit Donald Lu për hetimin e Bankers Petroleum, arsyeja e ketij bllokimi?

“Z. Llalla plotëson kriteret e përcaktuara në Seksionin 7031 (c). Sekretari ka informacione të besueshme se zoti Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm gjatë qëndrimit të tij si Prokuror i Përgjithshëm.”

A ka pasur ndonjë informacion në lidhje me politikanët e tjerë shqiptarë të përfshirë në korrupsion?

“Seksioni 7031 (c) përfshin një dispozitë që kërkon që Departamenti i Shtetit të caktojë publikisht ose privatisht individin. Ky autoritet ka hyrë në fuqi që nga viti 2008. Ky është emërtimi i parë publik i një individi të caktuar sipas Seksionit 7031 (c).”

Si e sheh Departamenti Amerikan i Shtetit faktin se reforma ne drejtesi në Shqipëri është bllokuar?

“Politika e SHBA në Shqipëri është të mbështesë pranimin e vendit në BE dhe reformat e nevojshme për të çuar përpara atë qëllim. Kjo përfshin mbështetjen për reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ne kemi punuar në partneritet për më shumë se dy vjet me liderë nga Qeveria, Parlamenti, Opozita, shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar për të kaluar dhe zbatuar një reformë kuptimplotë të gjyqësorit, Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të flasë në favor të sundimit të ligjit dhe reformës gjyqësore, dhe kundër përpjekjeve për të manipuluar zbatimin e saj.”

Klan Plus 

Gazetare: Elona Gjylmi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spalleti: Interi, i kompletuar për objektivat
Previous article Lëndimi është serioz, Bernardeschi humb sfidën me Tottenhamin

Redaktor2

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT