• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Denoncon” gruaja e dhunuar: Unë shkova për burrin, por më ngacmoi polici! Një puthje…
Home
Sociale

“Denoncon” gruaja e dhunuar: Unë shkova për burrin, por më ngacmoi polici! Një puthje…

16 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Qytetarë në Tiranë protestuan sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës kundër vrasjes së grave. Protestuesit morën shkasë nga dy ngjarjet e rënda, vrasjen e Xhuljeta Çunit dhe nënës së 6 fëmijëve, Adriana Shaholli. Sipas tyre, problem është mos zbatimi i urdhërve të mbrojtjes.

“Xhuljeta Çuni kishte bërë 4 denoncime në polici. Por policia nuk mori asnjë masë sepse besoi vrasësin ku u tha se nuk e bëj më”, shprehet Arjola Hajdini, organizatore e protestës.

 

Protesta e sotme nuk është organizuar nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e garve, edhe marrin fonde për këtë çështje, por nga tre të rinj studentë, të cilët kanë bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale .

“Vajzat dhe gratë po vriten përditë, ndërsa shoqatat që duhet të mbrojnë gratë dhe vajzat dhe marrin fonde nuk bëjnë asnjë komunikatë. Ne jemi tre studentë dhe u bëmë bashkë pasi u prekëm nga ngjarjet e fundit”, thotë Entela Drevataj, studente organizatore e protestës.

Shumë qytetarë të thjeshtë u bashkuan pasi sipas tyre situata e dhunës është shumë e rëndë në Shqipëri. I tillë është edhe Selam Hasa, i cili jeton prej 25 vitesh në Itali.

“E mora vesh për këtë protestë dhe lashë çdo gjë dhe erdha. Këtë duhet ta bëjnë të gjtihë qytetarët. Ne jemi një komb i ashpër nuk i vlerësojmë gratë”.

Ai ka dhe një apel për të gjtihë shoqërinë shqiptare.

“E para gjë që duhet të ndryshojë është mentaliteti jonë. Dhe kjo gjë duhet të nisë që nga deputetët pasi nuk duhet të trajtohen gratë si pronë”.

Një prej grave të pranishme ishte një shtetase e huaj që jeton prej disa vitesh në Tiranë, e cila tregoi historinë e saj, ku veç dhunës që ajo përjetoi nga bashkëjetuesi i saj shqiptar, ajo u ngacmua seksualisht nga polici ku bëri denoncimin

“Polici që është marrë me zonjën në fjalë, e ka ngacmuar seksualisht dhe ka vijuar pas denoncimit të saj që të kërkojë puthje”.

Aktivistja Birzilda Giikondi bëri apel për zbatim të ligjit.

“Të gjitha gratë që janë vrarë kanë rezultur se kanë patur urdhër mbrojtje. Duhet të zbatohet urdhri i mbrojtjes, policia duhet t’i zbatojë me rigorozitet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nis takimi i Grupit D, Kroacia dhe Nigeria tentojnë maksimumin
Previous article Mohamed Salah feston ditëlindjen, dhuratë një tortë 100 kilogramëshe (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT