Pas ndalimit të biznesmenit nga Tirana, 3 ditë më parë në Elbasan ku iu gjetën 836 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundruese me identitet të ish-ministrit Tahiri, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim.
Në përmjet një postimi në ‘facebook’ ish kryeministri Berisha ka treguar se si është pajisur ish ministri me këto patenta.
Statusi i Berishës:
Ja si u pajis me dy patenta lundertari i madh Saimir Trafiku! sb
Dokeri dixhital denoncon:
“Pershendetje doktor, Lefter Sota eshte partner biznesi me Ibrahim Domi. Ibrahim Domi ka te vetin Hamdi Domin. Hamdi Domi eshte ai qe ka firmos patentat dhe qe eshte pergjegjesi sektorit te mjeteve lundruese dhe detare (gjithashtu dhe pjese e QNOD). Per firmosjen e patentave te Saimir Tahirit ne kundershtim me çdo ligj eshte paguar mire edhe Paulin Ndreu.
Nga ana tjeter Ibrahim Domi eshte edhe partner me Fatmir Volotin, qe besoj se e di qe eshte prestanome i Gjushit.
Voloti eshte Nje nga dy -tre te vetmit qe nderton sot ne Durres. Ka ndertuar te Lulishte 1 Maji ku zhduken ato rrenojat antike”.






