Lideri i opozitës Lulzim Basha do të flasë sot nga studioja e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24 për gjithë situatën politike, aksionet e opozitës si dhe gjendjen në vend.
Përballë tij ndodhen edhe analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati. Ky është emisioni i parë i sezonit të ri.
Ylli Rakipi: Zoti Basha mirëmbrëma, faleminderit që jeni me mua?
Lulzim Basha: Mirëmbrëma dhe urime që u ribashkuat. Suksese!
Lulzim Basha: I vetmi që mund të hyjë në linjë telefonike është Rama. Ai që ka 24 orë që hesht, siç heshti për Zaganin. Në shoqërinë tonë por dhe shoqëri të tjera ka raste të tilla. Çfarë përbën një kambanë alarmi, është një vajzë jetime që merret, rrëmbehet, dhunohet, përdhunohet, digjet me cigare, i vihet pistoleta në kokë shkon të bëjë kallëzim dhe e kanë përcjellë. Nuk është i pari ai në korrik. Në korrik prapë e kanë përcjellë dhe në Fushë Krujë në vend që ti ofronin mbrojtje, ngrihet gjithë shteti për ta shpallur një vajzë që ka dëlirin e xhelozisë për të mbrojtur djalin e deputetit të zonës. Gjithë shteti i bërë një sh në një akt të ulët kriminal përballë një vajze të pambrojtur. Kjo është pjesa tronditëse. Përpara një jetimeje të dhunuar, pa asnjë mbrojtje, hidhen të gjithë, policë, prokurorë, kryetarë bashkie dhe media shtetërore e blerë me paratë e shtetit për të mbuluar këtë akt të rëndë kriminal dhe për të sulmuar oficerin e policisë.
Analisti, Fato Lubonja, problematikën më të madhe në mes e sheh faktin e mosreagimit nga
“Ajo që e bën shumë të rëndë për mendimin tim, është mosreagimi. Mbyllja e gojës, heshtje dhe manipulimi. Historia ka njohur shumë ngjarje të tilla, ku mafia, me historitë e tyre dhunojnë e përdhunojnë. Këtu tani është se ne jemi ën një kohë tjetër, dhe gjeja më e rëndë është se kur këta të dalin njerëz të pushtetit.Shumë trafikantë e kanë nisur me prostituta, kanë ngritur motele dhe hotele në këtë vende. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me njerëz të pushtetit, sepse nuk kanë frikë. Këtyre iu duket vetja të paprekshëm, janë prokuroria, policia, por dhe gjykata. Ky është rreziku. Të jemi solidar me atë vajzë, por edhe rreziku që mund t’i kanoset kur të ndeshet me këtë njerëz. Shoqatat që marrin para për rolin e shoqërisë civile, sot nuk flasin aspak për këtë ngjarje”, tha Lubonja.


