I ftuar në emisionin ’Kjo Javë’ nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se bandat e Shkodrës kanë përdhunuar një vajzë në sy të të fejuarit, dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë.
“Banda e Shkodrës, ka bërë përdhunime nga më makabret që nuk i thotë kush. Nuk i denoncon kush. E dini ju, që në Shkodër është përdhunuar e fejuara në sy të të fejuarit në makinë, vetëm 10 m më larg, dhe i fejuari rrinte nën tytën e pistoletës dhe shihte me sytë e tij”, tha ai.
Kur ka ndodhur ky rast?
Ka ndodhur dhe nuk denoncohen. Se njeriu që ka qenë aty, nuk ka guxuar e thonë nën zë, tregohen. Është hedhur një vajzë nga pallati. Nuk vajti njeri, as gazetarët ta hetojnë, Pse. Ishte shtatzënë me një nga banda e përdhunuar.
A keni informacion kur ka ndodhur kjo?


