Sapo depozitova në Prokurori kërkesën për fillimin e ndjekjes penale për të gjithë personat e përfshirë në inskenimin e turpshëm të orkestruar dhe të bërë publik nga Lulzim Basha.
E garantoj opinionin publik se kjo çështje do të jetë beteja që duhet fituar në emër të shqiptarëve që duan një politikë ku akuzat të ngrihen mbi prova dhe se provave për cilindo është vetëm drejtësia që duhet tu shkojë deri në fund.
I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës, Policisë së Shtetit të marrin të gjitha përgjegjësitë që ju takojnë në zbardhjen e këtij inskenimi të turpshëm.
E garantoj Lulzim Bashën, gjobaxhiun e rëndomtë të sipërmarrësve, mos guxo të më vendosësh edhe mua gjobë me kusht mospërballjen. Je shumë i dobët për mua Lulzim. Mirë kryetar partie nuk di ta besh, duke e degraduar PD në një organizatë banale babalesh, po mos guxo të bësh më as regjizorin apo skenaristin, sepse qenke për turp.
Nesër këtij kallzimi do t’i bashkëngjitet si i kallzuar edhe shpifësi profesionist, Edi Paloka. I cili nuk e ka problem të vijë në gjykatë dhe të thotë se ai thotë çfare i thotë partia, prandaj është i pafajshëm, po sidoqoftë pa këtë shpifës qesharak në bankën e të akuzuarve, kjo komedi e zymtë nuk e merr kuptimin e saj të plotë.