• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DENONCIMI i Berishës: Videoja që tregon blerjen e votave në Babrru në 11 maj
Home
Politikë

DENONCIMI i Berishës: Videoja që tregon blerjen e votave në Babrru në 11 maj

9 June, 2025 s.autor Politikë

Kryedemokrati Sali Berisha vijoi sot me një tjetër denoncim, ku pretendon për vjedhje votash në zonën e Babrrusë në kryeqytet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Narkoqeveria e kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 milionë eurove, 100 euro për pensionist, në total 48 përqind të votuesve për blerjen e votës. Me dhurimin e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve. Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetëra mijëra lejeve të legalizimit, certifikatave të pronësisë. Me përdorimin e dhjetëra mijëra automjeteve, të gjitha të shtetit dhe pa asnjë lidhje me fushatat elektorale. Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë.
Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë. Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota. Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta. Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush. Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht. Janë eksponentë të thekur të PS. Të bëjmë një marrëveshje: A mund të quhen zgjedhje, zgjedhjet në të cilat shteti, i quajtur shtet, përdor të gjithë financat e tij për të blerë vota? Përdor të gjithë fuqinë ekzekutive, me leje, me licenca, etj, për të blerë vota. A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat shteti licencon mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji çdo vit? A mund të quhen zgjedhje?”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARISHT I PANDEHUR/ Elvis Roshi paraqitet në SPAK! Për çfarë akuzohet ish-kryebashkiaku
Previous article AKSIDENT I DYFISHTË NË ELBASAN/ 6 persona të plagosur! Një nga shoferët 80-vjeçar, një tjetër nën akuzë! Makina përfundon në lokal

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT