Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh sipas tij të oficerit të Shërbimit Informativ në Shkodër, sipas të cilit, tre oficerë policie në qytetin verior janë përfshirë në veprimtari kriminale. Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, këta punonjës kanë lejuar kalimin e 100 kg drogë.
Reagimi i plotë i Berishës:
Ne boten e krimit ne Shkoder narkopolicia, pushteti socialist dhe krimi jane nje!
Oficeri dixhital i SHISH denoncon
Lexoni mesazhin e tij. sb
Mirdita Dr Berisha. Un qe jam duke te shkruar jam nje punonjes i sherbimit informativ Shkodër. Po marr shkas te te shkruaj per nje skandal qe ka ndodhur me policine kriminale Shkodër. Kemi disa kohe qe informojm drejtorin e policise Shkodër per nje grup punonjesish policie kriminale te cilet jan te perfshir ne korrupsion dhe te shperndarje droge ata jan Ylli Dardha. Mond Gera si dhe Arber Duli. Nga informacionet qe morem 2 dit para ne darke qe keto punonjes policie ishin ne zonen e Postribes ku po beshin rojen e rruges dhe sigurimin e rruges ku do kalonte nje sasi 100 kg nga Dukagjini kryesori i grupit polici Mond Gera qe ja kishte marr persiper ish-kryetarit te komunes Martin Cubi qe te ulej droga e pa prekur nga policia. Ne si institucion ligj zbatues pasi kontaktuam me drejtorin e policise Shkodër u moren masa krejt korrekte nga policia pasi u kapen ne flagranc keto 3 polic te fshehur ne disa shkurre ne vendin ku do kaloj kjo sasi droge.Tani qe po te shkruaj kan kaluar 2 ditë edhe asnje mase dhe asgje publike s’është bere pasi keto polic kan mbeshtetjen e ish kryekumunarit socialist Martin Cubi ku nga informacionet ate nat qe jan kapur keto polic, ka telefonuar deputetin Luan Harusha qe mos te behet publike si rast per keto polic . Jan disa informacione qe kemi dhen dhe asnje mas nuk esht marrur pasi per keto punonjes policie kemi dergu te dhena se jan pjes mbeshtetse e disa grupeve kriminale ne Shkodër ku marrin rrog mujore nga vrasesit ne Shkoder. Respektet e mia doktor….


