Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga salla Kuvendit ka bërë një denoncim për tatimorët, të cilët sipas tij vazhdojnë që të vendosin gjoba për biznese të ndryshme. BAsha tha se në një lokal që ai ka qenë për drekë një grup tatimorësh kishin shkuar dhe kishin vendosur një gjobë, dhe terrorizuan klientët e këtij restoranti.
“Isha të dielën në për drekë në një restorant modest në periferi të Tiranës me familje. Pak pasi u ula aty erdhën një grup tatimorësh dhe nisën një kontroll në çdo tavolinë. Pasi ikën tatimorët e zonja e lokalit u afrua dhe më tha se në tre muajt e fundit kanë marrë gjoba marramendëse pasi nuk kishin kohë që të prisnin faturë për çdo artikull të shitur, por për të gjitha produktet e shitura. Shqetësimin e tij pronarja e tij e mbylli me një pyetje retorike: Çfarë mund të ndodhte sikur ky ta kishte marrë me herët pushtetin”, deklaroi Basha.


