Gjykata dënon me burg përjetë Albert Zekajn nga Kopliku, i cili në vitin 2017 vrau barbarisht me çekiç shokun e tij Kreshnik Beqiraj.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka dhënë sot vendimin përfundimtar për Albert Zekajn duke e lënë përjetë në burg. Në qershor të 2017 i riu nga Kopliku masakroi me çekiç shokun e tij të dhomës dhe më pas ia copëtoi trupin dhe e hodhi në fshatin Daullas.
Pas marrjes në pyetje autori pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.
Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer. Pas 8 muajsh hetime, trupi i Kreshnik Beqirajt u gjet gjet në fshatin Daullas i dekompozuar, ndërsa autori Albert Zekaj u arrestua në Tiranë ku kishte ikur pas krimit.


