• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dënohet me burg 46 vjeçari/ Nxirrte fëmijët për të lypur, edhe pse vetë ishte i PUNËSUAR dhe… (VIDEO)
Home
Sociale

Dënohet me burg 46 vjeçari/ Nxirrte fëmijët për të lypur, edhe pse vetë ishte i PUNËSUAR dhe… (VIDEO)

27 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor një baba 46-vjeçar që nxirrte për të lypur dy fëmijët e tij të mitur në rrugët e kryeqytetit. Ai është dënuar me 2 vjet burg, por përfundimisht është lënë në Shërbim Prove për një periudhë 4-vjeçare.

Ka nxjerrë dy fëmijët e tij 8 dhe 10 vjeç për të lypur në rrugët e Tiranës, por tashmë duhet të vuajë një dënim fajësie.

Kujtim Aliu, 46 vjeç, është dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e kryeqytetit, pasi u deklarua fajtor për akuzën e “keqtrajtimit të fëmijëve”. Prindi i të miturve nuk do të përfundojë në qeli, pasi gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e lënë atë në Shërbim Prove për një periudhë 4-vjeçare.

46 vjeçari është kallëzuar nga punonjëset e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë Bashkisë së Tiranës. Gjatë inspektimee në terren, ato kishin konstatuar fëmijët e mitur, djalë e vajzë, teksa lypnin.

Në kontaktin me familjarët, punonjëset janë përballur me frazën “nuk kemi çfarë të bëjmë, me çfarë do ushqehemi”.

Në deklarimet para gjykatës, dy kallëzueset kanë pohuar se kishin bërë çdo përpjekje për ndryshimin e situatës, në mbrojtje të të miturve, por pa rezultat.

Sipas tyre, i pandehuri ishte i punësuar, familjes së tij i ishin dhënë ushqime dhe veshmbathje, u ishte ofruar të hanë në një qendër komunitare, por ata nuk shkonin, marrin ndihmë ekonomike si dhe kanë një banesë sociale.

Ndonëse e ka mohuar për disa raste me radhë, pasi punonjëset sociale e kanë përballur me fotografimet e fëmijëve të tij duke lypur, 46 vjeçari Aliu ka pranuar se kishte dijeni për këtë fakt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘’MAT!’’ Reperi i famshëm shihet në momente intime duke kapur tangat këngëtares në plazh (FOTO)
Previous article Brazili konfirmon momentin e mirë, mposht Gjermaninë në Berlin

F.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT