• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DËNIMI…”/ Kritiku i Putin: Të dielën kthehem në Rusi
Home
Nderkombetare

“DËNIMI…”/ Kritiku i Putin: Të dielën kthehem në Rusi

13 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Kritiku kryesor i Kremlinit, Alexei Navalny, tha të mërkurën se do të kthehet në Rusi gjatë fundjavës, me gjithë njoftimin e shërbimit rus të burgjeve se do ta hedhë prapa grilave nën pretendimet për shkeljen e rregullave të dënimit të tij me kusht.

Zoti Navalny, i cili po kurohej në Gjermani nga një helmim i muajit gusht me një agjent nervor, për të cilin ai e ka fajësuar Kremlinin, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqej ta pengonte për t’u kthyer në shtëpi me veprime të reja ligjore.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht të ketë pasur ndonjë rol në helmimin e udhëheqësit të opozitës.

“Putini po ngulë këmbë duke kërkuar të bëjë gjithçka në mënyrë që unë të mos kthehem në shtëpi,” tha zoti Navalny, duke treguar një kërkesë të Shërbimit të Burgjeve Federale ruse bërë gjykatës që të zëvendësojë dënimin e tij me kusht me një dënim më burgim.

Ai tha se do të fluturojë të dielën nga Gjermania për në shtëpi.

Në fund të dhjetorit, Shërbimi Federal i Burgjeve kërkoi që Navalny të paraqitej në zyrat e tij në përputhje me kriteret e një dënimi me kusht që iu shqiptua atij në vitin 2014 nën akuzat e përvetësimit dhe pastrimit të parave, të cilin zoti Navlany e cilësoi si të motivuar politikisht. Shërbimi paralajmëroi se ai do të përballet me burgun nëse nuk do të paraqitet.

Zoti Navalny thotë se dënimi i tij me kusht përfundoi më 30 dhjetor.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e kishte cilësuar të paligjshëm dënimin e vitit 2014.

Zoti Navalny ra në koma ndërsa ishte në fluturim e sipër nga Siberia për në Moskë më 20 gusht. Ai u transferua dy ditë më vonë në një spital në Berlin.

Laboratorët në Gjermani, Francë dhe Suedi si dhe testet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, vërtetuan se ai i ishte ekspozuar agjentit nervor Novichok të epokës sovjetike.

Autoritetet ruse këmbëngulën se mjekët që trajtuan zotin Navalny në Siberi para se të transferohej në Gjermani, nuk gjetën asnjë gjurmë helmi dhe sfiduan zyrtarët gjermanë që të sigurojnë prova të helmimit të tij. Ata nuk pranuan të hapnin një hetim të plotë penal, duke përmendur mungesën e provave që zoti Navalny ishte helmuar.

Muajin e kaluar, zoti Navalny publikoi regjistrimin e një telefonate që ai tha se i bëri një burri që ai e përshkroi si anëtar të supozuar të një grupi oficerësh të Shërbimit Federal të Sigurisë, ose FSB, i cili me sa duket e helmoi atë në gusht dhe më pas u përpoq ta mbulonte veprimin.

FSB-ja e hodhi poshtë regjistrimin si të rremë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME LSI NUK MË LIDH..."/ Topalli e thotë HAPUR: Kam frikë se PS do të marrë edhe mandatin e tretë
Previous article U DËMTUA NË NDESHJEN MILAN-TORINO/ Ja sa rrezikon mbrojtësi shqiptar të qëndrojë jashtë fushe...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT