• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËNIMI I ELVIS ROSHIT NGA GJYKATA/ Avokati i ish-kryebashkiakut: Ka përdorur 5 EMRA, dhe dosja e PËRDHUNIMIT u…
Home
Aktualitet
Drejtësi

DËNIMI I ELVIS ROSHIT NGA GJYKATA/ Avokati i ish-kryebashkiakut: Ka përdorur 5 EMRA, dhe dosja e PËRDHUNIMIT u…

14 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata e Tiranës dënoi dje ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi me 7 muaj e 15 ditë burg, aq sa kërkoi prokuroria. Për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 5 muaj, po duke pasur parasysh që kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim dhe në fund dënimi u pezullua duke u konvertuar në 60 orë punë publike të detyruar.

Elvis Roshi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Në sallën e gjyqit në seancën e kaluar, Roshi pasi kërkoi gjykim të shkurtuar, që u pranua nga gjykata, pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Ai ishte i pranishëm në seancën e djeshme në gjykatë, por nuk pranoi që të fund të bënte komente duke u larguar nga dera e pasme.

Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Gjatë seancës gjyqësore prokurori i çështjes Enklid Gjini i kërkoi gjykatës dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg të Rroshit, pasi sipas tij Roshi ka falsifikuar formularin e dekriminalizimin, duke shkruar të dhëna të rreme. Prokurori po ashtu argumentoi që dënimi me burg të pezullohet nga gjykata dhe Rroshi të vihen në shërbim prove.

Dënimet në Itali dhe në Zvicër

Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit”-thuhet në pretencën e prokurorisë. Prokuroria zbuloi gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Por avokati mbrojtjës i Roshit, Maks Haxhia, i tha gjykatës se Rroshi gjatë këtyre viteve ka qënë një emigrant dhe përdorimin e shumë emrave është bërë vetëm me qëllim për të siguruar kushtet e jetesës dhe për të gjetur vend pune. Haxhia argumentoi para gjykatës se dënimi në Itali për akuzën e përdhunimin është dhënë në mungesë dhe se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për këtë proces. Sipas Haxhisë, ky proces në Itali tashmë është rihapur dhe Roshi po rigjykohet.

Informacion nga EUROPOL

Në 8 qershor 2016 Zyra Kombëtare Europol Tirana informon se Roshi është dënuar në Sesto San Giovvani, në Milano.Nuk rezulton se ai ka vuajtur dënimin për përdhunim. Sipas përgjigjes së dërguar nga autoritetet zvicerane, shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 3 dhjetor 1975 në Kavajë, i biri i Azem dhe i Nasije, gjithashtu njihet me emrat të mëposhtëm:

RROSHI Ervin, 03.12.1975

RROSHI Elvis

HALLULLI Bashkim

RROSHI Enver, 03.12.1975

PROSHI Enver, 03.12.1975

Konkretisht shtetasi Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitin 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit. Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër, me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish,duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRNDIQTE VAJZËN E RE NGADO QË SHKONTE/ 33-vjeçari e "PËSON" keq nga Policia. Emri i tij shkon deri në...
Previous article Ekspertët: Frutat dhe perimet ulin gjasat për prekjen nga astmë

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT