Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të ketë dëmshpërblim 100% për banorët e Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re.
Gjatë takimit që është duke zhvilluar sot me disa qytetarë të cilët flasin për zgjidhjen që kanë marrë për disa probleme duke iu drejtuar portalit, Rama ka thënë se ata banorë që sot protestojnë, kanë ndërtuar pa leje dhe kanë zaptuar tokë të përbashkët.
Ai u ka bërë thirrje që të hapin rrugën dhe të mos protestojnë, ndërsa ka shtuar se në këtë mënyrë janë duke turpëruar veten dhe po bëhën “mish për top” për opozitën.