Partia Demokratike në SHBA ngriti padi për Rusinë, fushatën e Trump dhe faqen e internetit Wikileaks për një komplot për të prishur zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Dokumentet e paraqitura në gjykatë pohojnë se fushata “e pranoi ndihmën e Rusisë” për të fituar zgjedhjet.
Presidenti Donald Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur bashkëpunimin, gjithashtu edhe Rusia i ka mohuar akuzat.
Por sipas BBC, disa hetime tashmë janë në proces.
Agjencitë e inteligjencës amerikane më parë kishin aritur në një përfundim se Moska ishte përpjekur të ndikonte në zgjedhjet në favor të Trump.
Padia, e ngritur në një gjykatë federale në Manhatan, thotë se zyrtarët e fushatës së Trumpit kanë bërë konspiracion me Qeverinë ruse dhe agjencinë e saj të spiunimit për të dëmtuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, dhe për të ndihmuar Trumpin duke i pirateruar kompjuterët e Partisë Demokratike.
Padia nuk e përmend Trumpin si të pandehur, por disa ndihmës të tij që besohet se kanë takuar njerëz të lidhur me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore.
Padia, e ngritur në një gjykatë federale në Manhatan, tregon ndihmësit e lartë të Trump duke përfshirë dhëndrin e tij Jared Kushner, strategun Roger Stone dhe ish-kryetarin e fushatës Paul Manafort si të pandehur, si dhe themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.
Kryetari i Komitetit Demokratik Kombëtar Tom Perez tha në një deklaratë se akuzat e dyshuar janë “një akt i tradhtisë së pashembullt” dhe “një sulm total ndaj demokracisë sonë”.
Washington Post raporton se vendet e huaja zakonisht kanë imunitet nga paditë e SHBA, por demokratët argumentojnë se rregulli nuk duhet të zbatohet në këtë rast, sepse Rusia e ka shkelur në serverat e partisë private.
Në maj të vitit 2016 u shfaqën raportet e para të hakerëve që synonin të sulmonin Partinë Demokratike. Gjatë dy muajve të ardhshëm, raportet sugjeruan se agjencitë e inteligjencës amerikane kishin gjetur gjurmët e hakerëve rusë.
Në korrik, në prag të Konventës Kombëtare Demokratike, Wikileaks botoi 20,000 email të brendshëm të vjedhur nga hakerat.
Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë se besonin se Rusia kishte qenë pas këtij operacioni, por fushata e Trump publikisht nuk i pranoi këto akuza.
Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi ende padinë, ndërsa presidenti Trump ka mohuar vazhdimisht se fushata e tij ka bashkëpunuar me Rusinë, ndërsa akuzat i ka cilësuar si “gjueti shtrigash”.