Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket i vendosur që të mos japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike, pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.
Të gjithë demokratëve që i kërkojnë dorëheqjen e tij, Basha iu përgjigj me një fjali për mikrofonin e Report Tv. “Beteja do të vijojë deri në fitore”, tha Basha për gazetaren Danjela Maloku.


