• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Demokratët amerikanë publikojnë memorandumin e tyre në hetimet për Rusinë
Home
Nderkombetare

Demokratët amerikanë publikojnë memorandumin e tyre në hetimet për Rusinë

25 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Demokratët amerikanë kanë publikuar një memorandum të redaktuar, duke sfiduar pretendimet e republikanëve se FBI-ja ka abuzuar me fuqitë mbikqyrëse të qeverisë, në hetimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte ndaluar më parë publikimin e plotë të këtij dokumenti.

Në dokumentin e demokratëve të publikuar më 24 shkurt, kundërshtohen pretendimet e bëra në dokumentin e shkruar nga republikanët dhe fokusohen shqetësimet afatgjata të FBI-së, për lidhjet e ndihmesëve të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Demokratët kanë shkruar se FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, “nuk kanë abuzuar” me procedurat dhe nuk kanë “përmbysur” rregullat qeveritare, kur kanë kërkuar leje nga gjykata për të vëzhguar një anëtar të ekipit të fushatës së Trumpit.

Republikanët në Komitetin e Inteligjencës kanë publikuar memorandumin e tyre më 2 shkurt, duke akuzuar dy organizata të zbatimit të ligjit, se kanë qenë paragjykuese kundër Trumpit dhe kanë fshehur informacion, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në politikën amerikane dhe ndonjë lidhje me ekipin e Trumpit.

Dokumenti i republikanëve supozon, se FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë kërkuar leje për të vëzhguar ndihmësin e fushatës së Trumpit, Carter Page, i cili kishte kontakte të gjera me rusët.

Demokratët kanë thënë se dokumenti në fjalë ka qenë publikim i redaktuar i republikanëve, për të larguar vëmendjen nga hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Në dokumentin e publikuar nga demokratët, pretendohet se Page ka qenë cak i rekrutimit nga dy rusë më 2013, të cilët kanë qenë të paditur nga qeveria amerikane.

Ky informacion më pas ishte përdorur nga zbatuesit e ligjit për të marrë leje nga katër gjyqtarë për të vëzhguar Page-in dhe jo ndonjë informacion tjetër nga ndonjë dosje e paverifikuar dhe e paguar pjesërisht nga demokratët, siç kishin pretenduar republikanët në fillim.

Page ka hedhur poshtë këto pretentime.

Të paktën pesë persona, duke përfshirë tre ish-ndihmës të Trumpit kanë pranuar fajësinë në hetimet e këshilltarit special, Robert Mueller, ndonëse akuzat kanë qenë të lidhura në fushën financiare dhe jo drejtpërdrejt supozojnë bashkëpunim me Rusinë.

Në këto hetime janë paditur 13 rusë dhe tri kompani po ashtu ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mandzukic udhëheq sulmin e Juventusit
Previous article Probleme me Mourinhon, Pogba mund të kthehet te Juventusi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT