• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DËMI I 1 MILIONË DOLLARËVE”/ Si funksiononte skema e mashtrimit: Rregjistronin…(DETAJET)
Home
Breaking News

“DËMI I 1 MILIONË DOLLARËVE”/ Si funksiononte skema e mashtrimit: Rregjistronin…(DETAJET)

4 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas një pune intensive, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në buxhetin e shtetit rreth 1 milion dollarë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare. Mes të ndaluarve nga policia, është edhe Elsa Biba, administratore e një shoqërie ndërtimi, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e ish-ndërtuesit Vasil Biba, i vrarë në vitin 2016 në Malin e Dajtit, pasi ishte përfshirë në një skemë mashtrimi me shitjen e apartamenteve në Tiranë.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë: 

Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gjergj Fela 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen Elsa Biba, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

Si funksiononte skema e mashtrimit

Sipas provave të mbledhura nga ky hetim, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjëlloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH, duke lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursoheshin. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 1 milionë dollarë.

Ndaj të proceduarve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim. Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME GREQINË/ Bushati: Më habit qëndrimi i Metës, unë nuk mund të...
Previous article NUK PO SHKËLQEN TEK BARÇA/ MILANI shumë pranë SUAREZIT, ofron një "MAL ME PARA"

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT