• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËMET NGA TËRMETI/ Caka: 302 vullnetarë në ndihmë të qytetarëve
Home
Politikë

DËMET NGA TËRMETI/ Caka: 302 vullnetarë në ndihmë të qytetarëve

4 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Vullnetarë nga e gjithë Shqipëria i janë përgjigjur thirrjes për të shërbyer në zonat e prekura nga tërmeti në qarkun e Durrësit.
Janë rreth 302 vullnetarë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Vlora të cilët u kanë shërbyer banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Zvministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka thotë se grupet e vullnetarëve janë shpërndarë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti; Durrës, Shijak, Krujë, Bubq etj.
“Për të organizuar më mirë vullnetarët dhe për të çuar ndihmat atje ku ka nevojë menduam të centralizojmë informacionin dhe për këtë arsye tek faqja e-Albania i kemi dhënë mundësi çdo qytetari, vullnetari apo organizate jo fitimprurëse të regjistrohet duke specifikuar sa herë në ditë ata mund të shërbejnë, në çfarë harku kohor dhe frekuence, në çfarë vendesh dhe çfarë shërbimi mund të japin”, tha zv/ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka.
Zvministrja Caka tha se grupit të vullnetarëve i janë bashkuar dhe aktivistë nga Kosova.
Caka theksoi se një ndihmë e madhe në rikuperimin e dëmeve nga tërmeti ka qenë dhe puna në terren e 18 organizatave jo fitimprurëse.
Ndihma e tyre konsiston në krijimin e kampeve ose qendrave të vogla të lojërave për fëmijët.
“Pranë çdo qendre janë vendosur vullnetarë nga Urdhri i Psikologëve.
Janë 350 psikologë të cilët po ofrojnë shërbimin e tyre të mbështetjes psikologjike në gjitha vendet ku janë akomoduar qytetarët e dëmtuar nga tërmeti.
Janë mbi 1500 persona deri tani që kanë marr shërbim psikologjik”, u shpreh zvministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka.
Për shpërndarjen e ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti Caka shpjegon se po operohet me 2 sisteme.
“Sistemi parë ka qenë ai i Rezervës Shtetërore, ku çdo gjë shkon tek Rezerva Shtetërore dhe pastaj seleksionohet dhe shpërndahet sipas nevojave.
Sistemi tjetër me të cilin ne po koordinojmë tani është që vetë organizatat, qytetarët mund ta çojnë ndihmën direkt atje ku duhet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''JAM PRANË JUSH NË KËTO MOMENTE''/ Macron: Konferencë donatorësh për Shqipërinë
Previous article SOLIDARITETI PAS TËRMETIT/ Koncerti i veçantë në Lushnje nga personat me aftësi ndryshe! Të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti

k.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT