Bota bashkëjeton prej 1 viti me Covid 19-tën, që u mendua, se prekte vetëm mushkëritë, por a e dini se mjeku që diagnostikoi pacientin 0, në Wuhan të Kinës, ishte mjek okulist, që do të thotë se virusi prek edhe sytë.
“Veçanërisht këto 6 muajt e fundit kemi parë tek pacientë që e kanë kaluar Covidin, dëmtime të syrit. Më e hasura është Keratiti Viral, që shkakton turbullirë në shikim dhe që fatmirësisht mjekohet lokalisht. Por pacienti duhet të vijë dhe të kryejë kontrollet siç e rekomandon mjeku”, tha okulistja Suzana Zhuka.
Covidi shkakton edhe hemoragji të së bardhës së syrit, sidomos te ata pacientë që kanë përdorur hollues gjaku gjatë trajtimit të Covidit.
“Glaukoma është nje dëmtim tjetër që e hasim shpesh. Hemoragjia retinale ndeshet më rrallë. Së fundi po trajtoj një paciente 45 vjeçare me dëmtime të retinës”, shtoi okulistja


