• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËMET NË MALIN E TOMORRIT/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” 4 zyrtarë të agjencisë së zonave të mbrojtura
Home
Aktualitet
Kronikë

DËMET NË MALIN E TOMORRIT/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” 4 zyrtarë të agjencisë së zonave të mbrojtura

23 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijojnë hetimet e thelluara për vënien përpara përgjegjësisë penale të personave përgjegjës për dëmtimet në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Ekzekutohen 4 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Për këtë rast, në muajin nëntor 2024, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në malin e Tomorrit, shërbimet e Policisë arrestuan 1 administrator subjekti, vëllain dhe kushëririn e tij, pasi u kapën duke larguar 1 mjet ekskavator me të cilin dyshohet se kishin nxjerrë gurë dekorativë. Gjithashtu u shpallën në kërkim 5 administratorë subjektesh dhe u referuan materialet për drejtorin dhe 1 përgjegjës i AZDM Berat.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë Berat, në vijim të hetimeve në kuadër të procedimit penal të regjistruar në muajin nëntor 2024, ka ekzekutuar 4 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si më poshtë:

-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:
– F. N., 56 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i AZDM Berat;
– S. H., 65 vjeç, banues në Berat, me detyrë përgjegjës monitorimi pranë AZDM Berat;
– L. H., 37 vjeç, banues në Berat, me detyrë përgjegjës pranë AZDM Berat.

-masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” , për shtetasin G. Z., 58 vjeç, banues në Skrapar, Specialist zone, në Komisariatin e Policisë Skrapar;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AUTORËT E DYSHUAR JANË LARGUAR NË DREJTIM TË..."/ Rindërtohet skema e sulmit me armë ndaj CFO Pharma të Nadit Caushollit
Previous article MESHA E PARË E JOANI PELUSHIT SI KRYEPESHKOP I KISHËS ORTODOKSE/ E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT