Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat dhe Skrapar.
Terreni në zonat ku ka zjarre është malor dhe po punohet vetëm me mjete rrethanore, me pompa uji shpine dhe me ndërhyrjen e avionëve nga ajri. Zjarri ka shkaktuar dëme kolosale.
1-Vijon aktive dhe me intensitet zjarri mesatar vatra në Zonën e Mbrojtur Balloll në NJA Tërpan në Poliçan. Zjarri zhvillohet brenda pyllit në terren të vështire dhe i pamundur për ndërhyje nga forcat tokësore. Kjo vatër zhvillohet në disa drejtime, në drejtim të fshatit Plashnik i madh, në drejtim të lagjes Selenicë, të fshatit Çorogjaf, si dhe vetë sipërfaqen pyjore. Vleresimi i dhënë nga Frejtuesi i MZSH-së dhe oficeri i forcave të ushtrisë është vetëm ndërhyrja nga ajri. Janë në vëndngjarje forcat e ushtrisë, 1 mjet zjarrfikës dhe 6 zjarrfikës, 15 forca të ushtrisë dhe 5 punonjës të ADZM-së Berat po nisen edhe 2 zjarrfikëse nga Poliçani.
2-Vatra e zjarrit në fshatin Velçan, NJA Sinjë në Berat është aktive në një drejtim, në terren të vështirë për ndërhyrje.Forcat zjarrfikëse, me 2 mjete dhe 12 zjarrfikës janë në vatër.
Në lidhje me zjarrin në fshatin Velçan, flakët tashmë janë larg nga banesat, banorët dhe banesat janë të sigurta. Në vatrën e zjarrit po operojnë 2 helikopterë dhe mjetet zjarrêfikëse.


