• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËME TË MËDHA NË DURRËS/ Gati 1 mijë shtëpi dhe 337 biznese të përmbytura
Home
Breaking News

DËME TË MËDHA NË DURRËS/ Gati 1 mijë shtëpi dhe 337 biznese të përmbytura

7 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasojat e përmbytjeve në Durrës janë dramatike. Sipas të dhënave zyrtare, numërohen 953 banesa dhe 337 biznese të përmbytura. Janë evakuuar dhe po qëndrojnë në konvalishencë prej dy ditësh 160 banore. Zonat më të goditura janë ish-Këneta, Shkozeti (lagjja 14), zona e Plazhit, si dhe njësitë administrative Manëz dhe Rrashbull.

Banorët e ish-Kënetës rrëfejnë të tronditur se të gjitha orenditë shtëpiake janë nën ujë. Ata shtojnë se janë detyruar të largojnë fëmijët gjatë natës, ndërsa vetë kanë mbetur të izoluar në katet e sipërme të banesave, pa energji elektrike dhe pa ndihmë nga institucionet. Situata më e rëndë është tek blloku i banesave pranë burgut të Durrësit, ku rrugët janë shndërruar në kanale uji. Në këtë zonë, punonjësit e burgut dhe banorët detyrohen të lëvizin me gomone.

Përveç reshjeve, shkak për përmbytjet është bere mosfunksionimi i rrjetit kullues, përfshirë tubacionet dhe kanalet e ujërave të bardha, të cilat nuk janë mirëmbajtur dhe pastruar gjatë verës. Si pasojë, ka dalë nga shtrati kanali i ujërave të bardha që përshkon zonën nga Plazhi drejt Shkozetit. Banorët pretendojnë gjithashtu se hidrovori i ri nuk po funksionon, duke bërë që uji të kthehet mbrapsht dhe të përmbytë lagjet e zonën e ish-kënetës. Për këto arsye banoret protestuan sot, duke kërkuar ndërhyrje urgjente, pasi janë përmbytur tre herë brenda 12 muajve.

Ish-këneta në Durrës ‘nën ujë’, banorja mes lotësh: Duam dëmshpërblim, kam lënë vajzën e sëmurë…
Opozita ka ngritur dyshime për keqmenaxhim nga institucionet, duke kërkuar hetim nga Prokuroria, me argumentin se investimi 20 milionë euro i hidrovorit nuk ka parandaluar përmbytjet në Durrës. Ndërsa prefektura bën te ditur se në terren janë angazhuar 15 grupe pune për evidentimin e dëmeve, ndërsa 100 forca të emergjencave civile, zjarrfikëset dhe efektive të policisë po punojnë pre evadimin e ujerave.

Ndërkohë, përmbytjet kanë përfshirë dhe zonat rurale, ku mbi 1 mijë hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në njësitë administrative Manëz, Sukth dhe Katund i Ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO BËHET KRYEMINISTRE E QEVERISË TEKNIKE? Reagon për herë të parë Lea Ypi: Kam përshtypjen se bota...
Previous article SITUATA E RËNDUAR NË GJIROKASTËR/ Evakuohen familje në “Manalat”, probleme serioze në rrugën e Zagorisë

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT