• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Demarkacionin i dytë për Kosovën, dialogu ende pa konsensus. Pritet takimi Thaçi-Vuçiç
Home
Rajon

Demarkacionin i dytë për Kosovën, dialogu ende pa konsensus. Pritet takimi Thaçi-Vuçiç

23 July, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që së shpejti të takohet me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të fazës finale të dialogut.

Por, mosarritja e konsensusit të brendshëm për këtë fazë vlerësohet se mund t’ia sjellë Kosovës një skenar të ngjashëm me atë të bllokadës rreth Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Ndonëse takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi pritet të mbahet në fillim të muajit shtator partitë politike në Kosovë ende nuk kanë arritur një konsensus mbi këtë proces.
Mosarritja e një ujdie në këtë drejtim, para marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, mund t’ia rikthejë Kosovës skenarin e Demarkacionit. Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se për ta ratifikuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ia kishte humbur Kosovës rreth tre vjet derisa ishte miratuar në Kuvend, pasi që subjektet politike atëkohë nuk gjenin dakordim mbi këtë marrëveshje. Për të mos u përsëritur ky skenar, sipas përfaqësuesve të pozitës, arritja e një konsensusi të gjerë është më se i domosdoshëm. Porse, partitë opozitare po vazhdojnë ta kundërshtojnë fazën finale të dialogut në mënyrën si ka nisur, fazë kjo e cila po drejtohet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy mijë notarë në garë në Bosfor, ngushtica 700 metër që lidh dy kontinente
Previous article DHUNA NDAJ AVOKATIT/ Dalin DETAJET, babai i të kërkuarit akuza të forta ndaj prokurorit të Durrësit

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT