• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Demarkacioni varet nga disponimi i Listës Srpska. Veseli: Na ndihmon edhe VV-ja!
Home
Rajon

Demarkacioni varet nga disponimi i Listës Srpska. Veseli: Na ndihmon edhe VV-ja!

5 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Javën e kaluar deputetët e Kosovës nuk kanë gjetur gatishmërinë për të votuar Marrëveshjen e Demarkacionit. Kjo pasi që, partia që është në koalicion, Lista Srpska, nuk ishte e pranishme në seancë, madje ata edhe kishin deklaruar votën kundër.

Gjithashtu, edhe Vetëvendosja nuk votonte këtë marrëveshje, dhe për shkak të këtyre kundërshtimeve seanca për Demarkacionin është shtyrë për një ditë të pacaktuar.

Por, Kadri Veseli thotë se shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet gjatë kësaj jave për të ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli shprehu bindjen se kjo Marrëveshje do të votohet nga deputetët.

Veseli thotë se janë intensifikuar takimet me deputetët që gjatë kësaj jave të mbahet seancë që të votohet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

“Ka unitet, pavarësisht se ka pasur disa deklarime nga marrëveshja e fundit në mes të LDK-së dhe AAK-së. Unë besoj më shumë te reflektimi që është te interesi i qytetarëve, Besoj te pjekuria politike e dy subjekteve dhe unë jam shumë i sigurt se brenda javës së ardhshme takimet të cilat do t’i kemi intensiv të gjithë bashkërisht do të tejkalojmë edhe një situatë të keqkuptimit. Ajo që është kryesore, mesazhi është ky: Jemi vonuar mjaft. Nuk është në interesin e qytetarëve që të vonohemi më tej”, tha Veseli për televizionin publik të Kosovës.

Kreu i Parlamentit beson se këtë javë votës pro demarkimit të kufirit do t’i bashkohen edhe deputetët nga Vetëvendosje.

Votat e Listës Serbe do të jenë vendimtare për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionin me Malin e Zi.

Partitë në pushtet janë në pritje të përgjigjes nga deputetët e Listës Serbe, në përpjekjen e katërt për ta ratifikuar Demarkacionin.

Ato nuk kanë treguar nëse janë krijuar rrethanat që Demarkacioni përfundimisht të votohet këtë javë.

Kjo për shkak të mungesës së edhe dy votave, në mënyrë që të arrihen dy të tretat aq sa duhen për t’i ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Burime të gazetës Koha Ditore, kanë thënë se partitë në pushtet janë duke pritur konfirmimin e Listës Serbe, i cili deri më tani ka munguar për shkak zhvillimeve në Beograd, ku të dielën u votua për zgjedhjet lokale. Sipas burimeve, gjatë javës pritet të ketë lëvizje pozitive me Listën Serbe, “ngase ka edhe presion ndërkombëtar në Beogradin zyrtar për votimin e demarkacionit”.

Kërkesa kryesore e Listës Serbe mbetet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “pa vonesa të mëtejme”, gjë për cilën është diskutuar edhe në takimin e fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. /GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fotografi fantastike që iu bëjnë të mendoni për njerëzimin!
Previous article Prodhuesit nga Kosova ankohen se Shqipëria nuk i lë të bëjnë biznes

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT