• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Demarkacioni me Malin e Zi, kërkesa e Haradinajt për arbitrazh nuk është zgjidhja”
Home
Rajon

“Demarkacioni me Malin e Zi, kërkesa e Haradinajt për arbitrazh nuk është zgjidhja”

28 October, 2017 k.autor Rajon

demarkacioni

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë e dërgimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në Arbitrazhin Ndërkombëtar, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur pa pajtimin e palës malazeze. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se as Arbitrazhi nuk është zgjidhje.

 

Ndonëse kanë kaluar dy vjet nga Marrëveshja e Demarkacionit që u nënshkrua mes Kosovës dhe Malit të Zi, ende nuk po mund të gjendet një zgjidhje. Përkundrazi, së fundmi (pas formimit të Komisionit të Ri për Demarkacionin) kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në rast se nuk arrihet një zgjidhje rreth kësaj çështjeje, kjo marrëveshje mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Mirëpo njohësit e çështjeve politike dhe evropiane konsiderojnë se Arbitrazhi nuk është zgjidhja e duhur për Demarkacionin, kjo meqë Arbitrazhi mund të mos sjellë zgjidhje për vite të tëra. Ata kanë bërë thirrje që Kosova ta gjejë një zgjidhje me Malin e Zi, porse janë shprehur skeptikë nëse versioni aktual mund të ndryshohet.

Nga ana tjetër, përderisa Mali i Zi vazhdimisht ka përsëritur se nuk do ta rinegociojë këtë marrëveshje, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që Demarkacioni të ratifikohet sa më parë, në mënyrë që të hapet rruga drejt liberalizimit, shkruan zeri. Drejtues të Komisionit të Ri për Demarkacionin kanë bërë të ditur se janë duke zhvilluar punë intensive dhe se kanë gjetur elemente të reja, të cilat nuk janë përmendur nga asnjë komision deri më tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mascherano largohet nga Barcelona, surprizon me klubin e ri
Previous article Sezoni i gripit: Kujdes të moshuarit e fëmijët, vaksina ju mbron

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT