• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEMARKACIONI/ 80 votat të pasigurta, kundër VV dhe Lista Serbe
Home
Rajon

DEMARKACIONI/ 80 votat të pasigurta, kundër VV dhe Lista Serbe

20 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Nderkohe qe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se i kanë siguruar 80 votat e nevojshme për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit në Kuvend, deputetë të partnerit më të madh të koalicionit (PDK) nuk e konfirmojnë një gjë të tillë. Zyrtarisht Lista Serbe dhe “Vetëvendosja” mbeten kundër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se vazhdimi i seancës për ratifikimin e Demarkacionit është thirrur për sot në orën 16:00, koalicioni qeverisës ende nuk ka bërë të ditur ndonjë marrëveshje të arritur me deputetët apo me partitë që janë kundër Demarkacionit, e cila do të çonte drejt ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit. Përkundrazi, ndonëse Qeveria është shprehur e bindur se janë votat për ta kaluar këtë marrëveshje, përfaqësuesit e partive në pushtet thonë se nuk kanë informacion se janë siguruar numrat, megjithatë mbeten optimistë se një gjë e tillë do të ndodhë.

Në të kundërtën, po qe se nuk grumbullohen 80 vota gjithsej ata thonë se marrëveshja nuk duhet të hidhet fare në votim. Nga ana tjetër, koalicioni qeverisës pos që nuk po arrin t’i sigurojë votat e deputetëve jashtë koalicionit nuk i ka të sigurta as votat e disa deputetëve të partive në pushtet dhe të LDK-së, e cila është deklaruar pro marrëveshjes, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përderisa Nait Hasani (PDK) është deklaruar qysh moti kundër Demarkacionit, Ramiz Kelmendi (LDK) pak para se marrëveshja të shkojë për të katërtën herë në seancë ka lënë të nënkuptohet se nuk do ta mbështesë marrëveshjen në fjalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME PRONAT NE LEZHE/ Drejtoresha e Hipotekës e dënuar më parë, ja për çfarë është dënuar
Previous article HISTORIA E TRISHTË e 64 veçares/ Si e përballoj jetën vetëm me një pesion (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT