• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DELTA MË I RREZIKSHËM? Mjeku Pipero: Shkakton prekje të gjerë në mushkëri. Vaksina, e vetmja mbrojtje
Home
Sociale

DELTA MË I RREZIKSHËM? Mjeku Pipero: Shkakton prekje të gjerë në mushkëri. Vaksina, e vetmja mbrojtje

9 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Deri tani varianti Delta nuk ka shkaktuar alarm për njerëzit, për shkak se pretendohet që simptomat janë të lehta. Por mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon se ky variant pavarësisht se ngjan me një virozë të thjeshtë, avancon shumë shpejtë në organizëm.

Ajo që dimë mirë për Deltën është transmetueshmëria shumë e shpejtë dhe e lartë e tij pra nëse një person me COVID dikur për tu infektuar i ekspozuar përballë një personi të infektuar donte 15 minuta tashmë bëhet infektimi për më pak se 5 minuta. Së dyti ngarkesa virale në rrugët e sipërmes respiratore e Deltës është 10-15 herë më e lartë sesa e COVID të zakonshëm në fazat e para të sëmundjes. Periudha e parë klinike është relativisht e qetë në dukje me shenja të një viroze, të një gripi pak a shumë por që avancon shumë shpejtë më pas.

Pipero tregon edhe për rastet më ekstreme që lidhen me dy vdekjet e fundit të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë. Infeksionisti dyshon që të dy personat, një 79 vjeçar kurse tjetri 76 vjeçar, ishin me Delta

Prekje e gjerë e sistemit pulmonar pra e mushkërive, do thosha një dëmtim të shumë organeve njëkohësisht dhe pamundësi për ti rehabilituar apo për t’iu mundësuar të shpëtonin, ishin nga ato forma tejet të rënda të COVID në përgjithësi. Duhet të keni në konsideratë që pothuajse në të gjithë globin tashmë varianti dominues mbi 90% të rasteve janë Delta pavarësisht se janë të konfirmuar apo jo kështu që për analogji mendoj që edhe rastet e shtruara tek ne kryesisht janë Delta.

Infektimet po shtohen ditë pas dite, pavarëisht se në spital numri i shtrimeve nuk është i lartë. Pipero tregon se aty ka mosha të reja të prekura nga virusi.

Moshat janë të ndryshme ka dhe mosha të reja çka do të thotë që virusi vazhdon të preki të gjitha moshat, të gjithë qytetarët veçanërisht ata që janë të pavaksinuar. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht, përgjithësisht kanë pasur një klinkë të fshehtë dhe me prekje të gjerë pulmonare por pa vështirësi në frymëmarrje madje do thosha dhe pa kollë çka dëshmon që sjellja e Deltës është e ndryshme në fazat e para të sëmundjes.

Mjeku Pëllumb Pipero apelon qytetarët që të vaksinohen si e vetmja mënyrë e mbrojtjes nga COVID-19.

Është shumë e rëndësishme që të shpejtojmë për tu vaksinuar, të vaksinohemi një orë e më parë. Nuk kemi aktualisht asnjë mjet tjetër për tu mbrojtur e parandaluar infektimin nga Delta apo nga viruset e tjera që mund të dalin nesër për tu mbrojtur nga COVID-19. E vetmja mundësi është vaksinimi prandaj ta shfrytëzojmë maksimalisht të vaksinohemi një orë e më parë pavarësisht teorive jo më bën këtë jo më bën atë, janë të tëra jo të vërteta. E vërtet është si drita e diellit që vaksina dhe vetëm vaksina na mbron nga COVID-19.

Megjithatë sipas mjekut Pëllumb Pipero mundësia për të pasur shumë njerëz të ekspozuar ndaj virusit në vendin tonë është e vogël,  pasi një pjesë e mirë e kanë kaluar COVID dhe një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë vaksinuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DAL PA TË DASHUR"/ Vajza që do të bëhet pjesë e "Për'puthen": Kam qenë e lidhur me një femër
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë akuzohet

Delo.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT