• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DELEGACIONI SHQIPTAR NË WASHINGTON PËR ZGJEDHJET E 8 NËNTORIT/ Gjiknuri: Urojmë që SHBA të dalë më e fortë
Home
Politikë

DELEGACIONI SHQIPTAR NË WASHINGTON PËR ZGJEDHJET E 8 NËNTORIT/ Gjiknuri: Urojmë që SHBA të dalë më e fortë

5 November, 2022 s.autor Politikë

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së ndodhen në Washington DC në kuadër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 Nentorit. Delegacioni i cili përbëhet nga Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj dhe Fatmir Mediu u pritën nga ndihmës Zv.Sekretari I Shtetit Douglas Jones dhe kordinatorja speciale për monitorimin e zgjedhjeve për OSBE-në Margareta Cederfelt.

Në një postim në rrjete sociale, numri dy i socialistëve shkruan se këto zgjedhje në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtara siç është lufta në Ukrainë.

“Kënaqësi të jem në Washington DC në kuadër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 Nentorit. Bashkë me Ermonelën dhe Fatmirin, në cilësinë e anëtarëve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së morëm pjesë në një takim informues nga ndihmës Zv.Sekretari I Shtetit Douglas Jones dhe kordinatorja speciale për monitorimin e zgjedhjeve për OSBE-në Margareta Cederfelt.

Këto zgjedhje në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtara siç është lufta në Ukrainë; ato kombëtare, kryesisht ekonomia, çmimet, dhuna, migracioni, ngrohja globale etj. Pritet të jetë një betejë e fortë për kontrollin e Dhomës së Përfaqësimit dhe Senatit Amerikan”, nënvizon Gjiknuri.

Sekretari I Përgjithshëm I PS deklaron se rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë një ndikim të madh dhe në planin ndërkombëtar pasi një ndryshim i mundshëm i mazhorancës së Kongresit do të ndikojë në politikat e administratës Biden.

“Pavarësisht rezultatit, të gjithë urojnë që SHBA të dalë më e fortë për të luajtur rolin e liderit global të botës demokratike e cila kërcënohet çdo ditë e më shumë nga tendencat autokratike në shumë vende të globit”, shprehet Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 19 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Previous article I ETIKETUAN SI KRIMINELË/ Shqiptarët në Londër protestë më 12 nëntor ora 10:30 më kohën lokale. “Non gratat” në Tiranë…

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT