• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
Home
Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

24 June, 2026 s.autor Politikë

Një delegacion i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë (KEPJ), i kryesuar nga Igli Hasani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Madrid, me ftesë të kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit spanjoll, Pilar Rojo Niguera. Agjenda përfshiu takime të nivelit të lartë me Komisionin e Përbashkët për BE-në në Kongres, si dhe me komisionet respektive të politikës së jashtme në Senat e Kongres.

Pjesë e delegacionit shqiptar, i cili u shoqërua nga ambasadorja Entela Gjika, ishin zëvendëskryetarja e KEPJ-së, Albana Vokshi, si dhe deputetët Skënder Pashaj dhe Vangjel Dule. Gjatë kësaj vizite, parlamentarët shqiptarë ndoqën nga afër edhe seancën plenare të Senatit spanjoll, ku u përshëndetën zyrtarisht nga drejtuesit e seancës.

Mbështetja euroatlantike dhe ecuria e reformave

Kryefjala e diskutimeve dypalëshe ishte rruga e integrimit europian të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian, proces për të cilin zyrtarët spanjollë konfirmuan mbështetjen e tyre.

“Anëtarësimi në BE është interes kombëtar dhe tregues i orientimit tonë të palëkundur euroatlantik,” nënvizoi kryetari i komisionit, Igli Hasani, duke vlerësuar qëndrimin e vazhdueshëm e pozitiv të Madridit zyrtar ndaj perspektivës europiane të Tiranës.

Përtej agjendës së integrimit, bisedimet u shtrinë edhe mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë në kontinentin evropian, zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbi nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ushtarak, arsimor dhe atë në fushën e turizmit.

Debati politik i brendshëm zhvendoset në Madrid

Edhe pse takimi kishte frymë të lartë bashkëpunimi, dinamika e politikës së brendshme shqiptare u reflektua edhe gjatë diskutimeve me parlamentarët spanjollë. Përfaqësuesit e opozitës dhe ata të shumicës socialiste paraqitën lexime të ndryshme mbi situatën aktuale në vend.

“ Vokshi dhe Dule ngritën disa shqetësime që lidhen me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, raportin për Shqipërinë të Parlamentit Evropian dhe raportin IBAR. Gjithashtu, u diskutua mbi protestat dhe klimën politike në vend”, bëhet me dije nga njoftimi mbi mbledhjen e dy delegacioneve.

Nga ana tjetër, anëtarët e mazhorancës në delegacion mbrojtën progresin e arritur nga Shqipëria, duke vënë theksin te përkushtimi maksimal i institucioneve shtetërore për të përmbushur çdo detyrim ligjor dhe strukturor që rrjedh nga procesi i negociatave me BE-në.

Në mbyllje të vizitës, bashkëbiseduesit spanjollë ritheksuan se çelësi i avancimit të mëtejshëm mbetet vijimi i reformave të nisura, duke parë te Shqipëria një partner të rëndësishëm në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIM RREGULLI PËR PENALLTITË NË BOTËROR/ Një monedhë bëhet vendimtare
Previous article PARALAJMËRUAN RRITJE DRASTIKE TË ÇMIMIT/ Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT