Si pasojë e një atentati me armë zjarri, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në Elbasan, ka humbur jetën Everest Çaka, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe gruaja e tij, Silvana Çaka. Kjo e fundit ka marrë vetëm një plagë në dorë dhe ndodhet në spital ku po merr edhe mjekim.
Ndërkohë grupi hetimor dhe ai i kriminalistikës ndodhet në vendin e ngjarjes, për të mbledhur sa më shumë të dhëna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pak më herët në vendin e ngjarjes mbërriti edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërsa në vendin e ngjarjes ka prani të shtuar të forcave të policisë.