• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL VIDEO/ MERRTE KËRCËNIME, ja momenti kur i vihet zjarri makinës së pedagogut në Elbasan
Home
Breaking News

DEL VIDEO/ MERRTE KËRCËNIME, ja momenti kur i vihet zjarri makinës së pedagogut në Elbasan

29 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan, orët e para të mëngjesit të kësaj diele. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person i ve zjarrin makinës. Siç duket edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, gjithçka ndodh në pak sekonda, kur një person i veshur me xhaketë dhe me kapele në kokë, i afrohet automjetit, i hedh benzinë dhe më pas i ve flakën. Pasi automjeti përfshihet nga flakët autori largohet me vrap.

Makina e djegur me targë AA 484FG është në pronësi të Arben Haxhiymeri, 62-vjeç, pedagog në Universitetin e “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, shef i Departamentit të Filozofi-Sociologjisë. Sipas policisë, mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.



Makina e djegur, e pedagogut Arben Haxhiymeri

Kjo është hera e dytë që pedagogut të Elbasanit i djegin automjetin. Edhe në gusht 2017 makinës së tij iu vu flaka nga persona të paidentifikuar përpara shtëpisë. Gjithashtu, ai është kërcënuar se nëse blinte automjet tjetër sërish do t’ia digjnin.

Arben Haxhiymeri, pedagog në Universitetin e “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ofertë milionere për mesfushorin shqiptar të Kombëtares, e konfirmon presidenti
Previous article Milan/ Bolonga " treni i fundit" për t’i ruajtur shpresat për Evropë, formacionet zyrtare

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT