• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL VIDEO/ Ja momenti kur 58-vjeçari vrau me 7 plumba kallashnikovi gruan në Elbasan
Home
Aktualitet
Kronikë

DEL VIDEO/ Ja momenti kur 58-vjeçari vrau me 7 plumba kallashnikovi gruan në Elbasan

22 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një martesë që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi majin e kaluar në Elbasan. Liljana Buzo, 54-vjeçare, nënë të 3 fëmijëve u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, ish-efektiv i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, i përballur më herët me drejtësinë për dhunë në familje.

Repor Tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së Liljanës, sesi burri i saj me të cilin kishte 3 fëmijë, e ndoqi disa metra dhe në fund qëlloi në drejtim të saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit duke i ndërprerë jetën në mes.

LEXO EDHE:
PD humb betejën në Kolegj Zgjedhor, ‘vuloset’ rezultati i 25 prillit edhe për Fierin e Elbasanin! PD e LSI: Vijojmë betejën në Kushtetuese e Strasburg
Në pamje duket qartë se si Koço Buzo, i vendosur për krimin që do të bënte, nuk heziton as nga fakti se viktima ishte në shoqërinë edhe të djalit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.

54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Ai u plagos rastësisht me një plumb në dorë dhe po merr mjekim në spitalin e Elbasanit.

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestimin e autorit. Në vendin e ngjarjes shihet arma e zjarrit kallashnikov tashmë e sekuestruar nga policia bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI SEKRET I TRUMP/ Kërkonte të dërgonte të infektuarit me Covid-19 në burgun e Guantanamo
Previous article "JA SHESHI, JA MEJDANI..."/ Lame kritika drejtorëvet të Kadastrës: Do zëvendësoheni…

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT