Situata e përkeqësuar e kushteve të motit ka shkaktuar mjaft problematika në jug të vendit. Përroi i Çullës ka dalë nga shtrati në qytetin e Gjirokastrës, duke bërë që sasi të mëdha zhavorri të bllokojnë unazën e qytetit .
Korrespondentja e anorama.al bën me dije se sasia e madhe e ujërave të përroit ka gërryer dhe dëmtuar rrugën. Mjetet e Bashkisë kane hapur aksin për kalimin e automjeteve ndërsa apelojnë për anashkalimin e këtij segmenti rrugor.
Situatë kritike edhe në Tepelenë, ku janë bllokuar disa rrugë që të çojnë në fshatrat malore të Njësisë Administrative Kurvelesh.
Si pasojë e reshjeve të dendura dhe rënieve të inerteve nga lartësitë është bllokuar segmenti rrugor Bënçë-Lekdush duke lënë të izoluara fshatrat Rexhin, Nivicë, Progonat, Lekdush dhe Bënçë.
Ne vendngjarje kanë shkuar ekipet që po punojnë për heqjen e inerteve nga rruga.


